Një nga teoritë e mundshme edhe shkencore është se nëse alienët ekzistojnë, ata përdorin telepatinë. Pyetja është, po njerëzit, a mund ta përdorin në të ardhmen?
“Pas disa vitesh, mund të komunikojmë me njëri-tjetrin nga distanca, pa përdorur mjetet e komunikimit masiv, me telepati…!”
Kështu u shpreh neurokirurgu i njohur Kita Sallabanda, i ftuar në podcastin “Flasim”, me kryeministrin Edi Rama dhe i transmetuar sot (28 Shtator).
Ky pohim shkaktoi edhe habinë e kryeministrit, i cili nënvizoi se “na tmerrove fare”, duke shtuar edhe pyetjen pasuese “me çip në kokë?!”
Mjeku tha se ishte i bindur se pas 10 vitesh, mjekësia do të jetë shumë më ndryshe se sot.
Pjesë nga biseda:
Sallabanda: Ndoshta pas disa vitesh, nuk do të kemi nevojë të jemi këtu në tavolinë, por mund të jemi në distancë që të komunikojmë me njëri-tjetrin.
Rama: Pa telefon...?!
Sallabanda: Pa telefon! Kjo është e ardhmja...
Rama: Tani, na tmerrove fare! Me çip në kokë?
Sallabanda: Me telepati, me elementët dhe të gjitha që kemi. Është e ardhmja.
Rama: Domethënë, unë do të mbyll sytë dhe do të flas me ty në Spanjë, pa mjete të tjera?
Sallabanda: Këtu e 10 vite, do ta shohim. Unë u them studentëve të mi dy gjëra: E para, them mjekësia është shkenca e probabilitetit dhe e dyta, mjekësia që ne njohim sot, do të jetë ndryshe pas 10 vitesh.
Rama: Këtë nuk besoj se mund ta diskutojë njeri.
Lajmi kryesor:
Skandali i Onkologjikut, Rama: Histori e pagëlltitshme, kemi ende nevojë për përmirësim! Spitalet i shajnë ata që s'i kanë parë vitet e fundit
A.Q//ReportTv.al