Habit Vuçiç! Lexon shqip dhe bën batuta me gazetarin shqiptar: Nuk jam aq i talentuar por mundem të mësoj... (VIDEO)

5 Tetor 2019, 08:30| Përditesimi: 5 Tetor 2019, 08:38

  • Share

Në një kohë kur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës kanë arritur kulmin pas taksës ndaj mallrave serbe, diçka e papritur ka ardhur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd, Vuçiç ka lexuar disa fjalë në shqip. Ishte pikërisht një dokument i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) të cilën Vuçiç lexoi në gjuhën shqipe.

Pasi i ka befasuar të gjithë me këtë gjest, Vuçiç më pas i është drejtuar gazetarit nga Kosova Idro Seferi duke e pyetur nëse ishte treguar i saktë në atë që kishte lexuar.

"Seferi, a i thash mirë?”, ka deklaruar Vuçiç me buzëqeshje.

Ndërsa më pas ka shtuar në batutë e sipër me gazetarin se nëse ai mundet të të flasi serbisht edhe vetë Vuçiç mund të flasë shqip.

“ E shikon! Nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj në shqip, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviq”, ka thënë Vuçiç.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Proka: 05/10/2019 11:46

    Po e ka mesuar nga babi Shqiptare qe ka, eshte rritur edhe me gjuhen Shqipe .Shume intelektuale Shqiptare kane femije me shkina ne Beograd nga vitet e shtatedhjeta sa do ishit mbetur me goje te hapur. Mire pe lexon ore Ujk , je melez gjysme Shqiptari .

    Përgjigju
  • Erion: 05/10/2019 09:19

    Nuk qenkan punet mire. Kur Vucic tallet me shqipen i bie se ndjehet superior dhe dicka e paskan fituar.Thjesht po mundohet te zbuse krizen e suksesit te serbeve te shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?