Taylor Swift

VIP & Spektakël

Habitet Taylor Swift, ish-shoqja i shkon në koncert

10 Gusht 2023, 22:29| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 22:30

  • Share

Ish-shoqja e Taylor Swift, Karlie Kloss, bëri një paraqitje surprizë në ‘The Eras Tour’ të këngëtares së famshme të mërkurën, duke shënuar një moment të rëndësishëm pas përfundimit të miqësisë së tyre shumëvjeçare.

Ish-engjëlli i Victoria’s Secret u pa duke shijuar shfaqjen gjatë performancës së Swift -it në stadiumin SoFi në Los Angeles.

Pjesëmarrja e papritur e Kloss shkaktoi reagime te fansat e përkushtuar të Swift, të cilët shprehën habinë e tyre kur panë Kloss.

Më vonë, ish-modelja iu bashkua audiencës dhe mori pjesë në performancën elektrizuese të Swift të hiteve të saj të shumta. Në turmë, Kloss shoqërohej nga kolegja e saj modelja Marianne Fonseca dhe shoqja e Meghan Markle, Misha Nonoo.

Prania e Kloss befasoi shumë nga ndjekësit e Swift, pasi miqësia e tyre gjashtëvjeçare thuhet se përfundoi në vitin 2019.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?