Me Amerikën!
(por jo ashtu siç mendoni ju)
Amerika nuk i ka asnjë faj Berishës dhe PD-së.
Zero, asnjë.
Berisha e ka nisur karrierën në vitin 1991 kur në Maqedoni ishte Gligorov, në Greqi Micotaqis, në Serbi Millosheviçi, në Itali Scalfaro e në Paris ishte Miterran.
Kanë ikur të gjithë.
Ndërkohë Amerika ka ndërruar nja 6 presidente që nga ajo kohe.
E di dhe e kuptoj shume mirë që në SHBA bën ligjin klika e financës së lartë që nuk ndryshon thuajse asnjëhere, madje ndikon dhe imponon në mënyrë thelbësore se kush do jetë presidenti i SHBA-ve (dhe jo vetëm).
Nuk jam dakord me mënyrën si ja bënë Berishës; sepse jam shqiptar si ai, mirëpo nga ana tjetër nuk është se më revolton sjellja e amerikanëve, se ky Berishë ishte që prej kohës kur kam qenë unë çilimi e deri para pak kohësh që isha bërë prind që na çante bythën me mitin amerikan me “yllin e tij polar”.
Ai e ka mitizuar. Ta gëzojë.
Vetëm në një rast, në një rrethanë specifike do isha në mbeshtetje te Berishës sot.
Nëse do isha në vend të Edi Ramës.
Do e mbeshtesja me shpirt Doktorin të rrinte sa më gjatë në atë karrige nëse do isha në vend të Edi Ramës.
Mirëpo nuk jam. Jam në vendin që jam si shumë e shumë te tjerë.
Mendoj se ka ardhur koha (në fakt ka kaluar koha) që zotëria të shijojë nipërit e mbesat si njeri normal dhe të çlirojë lojën nga ky ngërç, ta lejë opozitën të shndërrohet në alternativë.
Por dhe nëse nuk e bën, dakord, pa problem.
Nëse do vija në kandar një klikë financiare që kontrollon SHBA-të, por që të paktën sjell risi, me një klikë geshtenjash që do të mbushë dhe ca thasë me lekë akoma e ca prona më shumë, do zgjedh përherë klikën e financës së lartë.
Me Amerikën.