VIDEO/ Kuqi, Hachiko shqiptar vijon të presë kampionin e tij që u shua nga COVID-19! Rrëfimi i mikut të Kurtit: Qeni qëndroi për ditë të tëra tek Infektivi

21 Prill 2020, 16:26| Përditesimi: 21 Prill 2020, 17:47

  • Share

TIRANË- Historia e besnikërisë më të fortë, Hachikos, qenit që priti të zotin për 9 vjet me radhë pas vdekjes së tij, mishërohet tek Kuqi. Në lagjen ku ai qëndron të gjithë e njohin si qenin e Skënder Kurtit, ish-trajnerit të ndjerë të boksit që u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare duke humbur betejën me koronavirusin. Prej 5 prillit, Kuqi pret që i zoti i tij ta përkëdhelë e ushqejë sërish. Edhe sot, pas më shumë se 2 javësh nga ndarja tragjike nga jeta e Skënder Kurtit, Kuqin e gjejmë të strukur pranë pallatit ku ai jetonte. Sytë e tij kërkojnë të zotin, në një pamje të ngjashme të historisë së vërtetë të Hachikos teksa priste të zotin japonez, që frymëzoi edhe dramën e 2009-ës, vënë në jetë nga i madhi Richard Gere.

Hachiko shqiptar, Kuqi, ka ndjerë se diçka nuk shkonte me Skënder Kurtin. Për ditë të tëra ka qëndruar i ulur pranë Spitalit Infektiv duke shpresuar se do të mund ta shohë të dalë fitimtarë. Murat Basha, shoku i ish-trajnerit të boksit, na rrëfen për këtë lidhje të veçantë besnikërie mes tyre.

"Ajo që më ka çudit këto ditë është se Kuqi gjithë natën e ke këtu dhe me sytë nga shkalla se ndoshta del Neri. Paradite lëviz shkon në të gjithë vendet ku pas ndenjur Neri, te lokali tjetër, vjen këtu, shkon te Xhamlliku, shkon te palestra, gjithë kohën bën këtë itenerar. Me kanë thënë, se unë vetëm sot kam dalë, edhe gjatë kohës që Neri ishte në spital, mbas spitalit infektiv qëndronte Kuqi, tani rri pret këtu”-shprehet Murat Basha, shoku i Skënder Kurtit.

Po tani që nuk është Skënder Kurti kush do ta ushqejë Hachikon?

“Kuqin gjithë lagjja do ta ushqejë, mos kini merak, por ai është i zoti vetes. Nuk kam pa qenë më luftëtar dhe më të fortë. Nuk e përballon dot asnjëri. Kuqi është i jashtëzakonshëm.”

Ndoshta ka shpirtin e Skënderit…

“Një luftëtar i lindur, siç duket ia kishte injektur Neri, një luftëtar i lindur.” Në fund Basha tregon se nuk e priste që koronavirusi do të merrte shokun më të ngushtë të jetës.

 “Unë besoj në Zot dhe janë disa gjëra që vendosen atje lart dhe jo këtu poshtë. Është ai që vendos gjithçka, kur na merr, na ka sjellë në këtë jetë dhe do të na marrë dikur, por s’e kisha besuar që Ner Kurti do ishte një nga ata që do ikte nga kjo sëmundje.”

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 22/04/2020 05:14

    Nje pytje, e zeme se ka qendruar te infektivi si ka mundesi qe te rrine qente te spitali e policia mos dije gje?

    Përgjigju
    • Kafsha: 22/04/2020 06:32

      Pse ç të keqe qe të rrinë qente tek infektivi? Ku jeton ti në shpelle?

  • Kafsha: 21/04/2020 22:04

    O shpirt i mirë fisnik o krijese e lartë e Natyres. Qeni eshte nje krijese e lartë qe mitologjia thotë së ka ardhur prej Yjesise së Qenit (Canis Major). Njerezit duhet të behen me shumë njerëz me ndjenja dhe jo shtaze kokmosçarese apo dhe me keq akoma dhunues. Pse nuk dalin tani të komentojne gjith funderrinat qe i keqtrajtojne këta shpirte? O Report Tv bëni diçka....adoptojeni kete krijese fisnike kaq të ndjeshme dhe besnike të njeriut! ❤️

    Përgjigju
    • Maimejri: 22/04/2020 13:47

      Avash se na mallengjeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?