Haxhi Shala

Kosova & Rajoni

Hagë/ Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari

17 Dhjetor 2024, 16:35| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 16:44

  • Share

Prokuroria e Specializuar në Hagë njoftoi sot se Haxhi Shala dhe Sabit Januzi e kanë pranuar fajësinë për një akuzë për pengim të personave në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për frikësim gjatë procedurës penale.

Pranimi, sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), u bë në marrëveshje me këtë zyrë.

“Secila nga marrëveshjet për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka të akuzuarit pranojnë se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta”, tha ZPS.

Sipas njoftimit, trupi gjykues e ka caktuar seancën për marrëveshjet për pranimin e fajësisë për 18 dhjetor, në orën 09:00.

Ndaj Shalës, ishte konfirmuar aktakuzë në dhjetor të vitit të kaluar. Ai dyshohet për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë./KosovaPress

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?