Hagë/ Ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku thirret për të dëshmuar nga Gjykata Speciale

3 Shtator 2020, 14:20| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 14:23

  • Share

Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë ka thirrur për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agim Ceku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ceku për një intervistë për ‘Radion Evropa e Lirë’, ku bëri të ditur se intervistimi  është caktuar për datën 28 shtator.

Çeku ka  shërbyer edhe si zëvendësministër i Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe ka qënë pjesëmarrës në luftërat në Bosnjë -Hercegovinë dhe Kroaci.

Gjykata Speciale në Hagë heton krimet e pretenduara të bëra nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari 1998 deri në dhjetor 2000, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës 2011, të hartuar nga ish-senatori zviceran, Dick Marty.

Duke nisur nga Janari i 2019, Ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Hagës të dyshuar ose si dëshmitarë.

Deri tani kanë dëshmuar presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-kryetari i parlamentit Kadri Veseli dhe ish-udhëheqës e tjerë të UÇK-së janë ftuar për intervistim.

Në këtë kohë aktakuzat e ngritura kundër Thacit janë në shqyrtim, por asnjë akuzë e ngritur nga Gjykata speciale nuk është konfirmuar ose hedhur poshtë publikisht.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?