Politikë

'Hail Hail'...Meta gjen 'strehën' për të kaluar në 'paqe' krizën politike

18 Korrik 2019, 11:46| Përditesimi: 18 Korrik 2019, 11:50

  • Share

TIRANE - Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është shpallur tashmë një tifoz i zjarrtë i skuadrës skoceze të futbollit Celtic FC. Presidenti ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku uron fitoren e kësaj skuadre mbrëmë në Champions League. Teksa në Shqipëri "vlon" ende kriza politike, Meta i është kthyer futbollit, ku siç kuptohet nga postimi ka nisur të shohë ndeshjet e Champions League duke shfaqur hapur kthimin në tifozë të skocezëve ku thotë se ndeshjen e radhës do ta ndjekë live në stadium.

"Urimet më të ngrohta Celtic FC për fitoren e merituar mbrëmë në Champions League. Shpresoj që në ndeshjen e radhës me Nõmme Kalju të përjetoj live emocionet e fitores dhe të ritakohem me tifozët e mrekullueshëm celt. "Once you're a Celt you're alëays a Celt..Hail Hail" Celtic fans", shkruan Meta

Gjatë qëndrimit në Sarajevë në kuadër të samitit që u mbajt në Bosnjë, Presidenti shqiptar u shfaq në video e foto me tifozët e famshëm të ekipti të futbollit skocez të Celtic-it.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?