Hailey Bieber

Hailey Bieber flet për problemin shëndetësor që kaloi: Vuajta nga çrregullimi i stresit post-traumatik

9 Janar 2023, 13:56| Përditesimi: 9 Janar 2023, 14:12

  • Share

Ka rreth një vit që modelja e njohur Hailey Bieber pësoi një goditje të lehtë në tru. Ndonëse e kapërceu relativisht shpejt, bashkëshortja e Justin Bieber-it tregoi se ajo i la kujtime shumë të këqija, pasi për një kohë të gjatë jetoi me ankthin se do t'i ndodhte sërish e njëjta gjë.

“Kam luftuar me ankthin për një kohë të gjatë. Kam pasur çrregullime të stresit post-traumatik për shkak të frikës se mos ndodh përsëri”, zbuloi ajo në podcast, “Run-Through with Vogue”.

“Ishte një ndjenjë që nuk do të doja ta përjetoja më. Ishte kaq e frikshme dhe zemërthyese”, shtoi Hailey.

Madje ajo theksoi se nuk e kujton veten të ketë ndjerë ndonjëherë kaq shumë frikë. Modelja ishte në Palm Springs kur pësoi episodin. Që atëherë, ajo thotë se e ka është shumë e vështirë që të vizitojë vendin.

“Dy herët e para që u ktheva atje, pata një ndjenjë të çuditshme. Papritur të kujtohet saktësisht se si ndodhi gjithçka në atë moment. Por, mendoj se e gjithë kjo kishte anën e saj pozitive. Më bëri të zbuloja se e kam këtë vrimë në zemrën time”, tha modelja.

Së fundi, ajo thekson se tashmë e jeton jetën më qetë, pa menduar se çfarë mund t'i ndodhë.

“Mendoj se mund të jetë shumë më keq. Në atë moment, gjërat mund të shkojnë keq”, tha ajo.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?