Modelja Hailey Bieber i është nënshtruar një operacioni me urgjencë sepse pësoi mpiksje gjaku në tru që i shkaktoi mini-atak në zemër. Më anë të një video në Youtube, tregon se po hante mëngjes me bashkëshortin kësaj kur filloi të kishte probleme me të folurën dhe po ndjente mpirje në gishta. Ndërhyrja nuk pati probleme dhe ndihet e lehtësuar që kaloi çdo gjë me sukses.
“Shkoi shumë mirë… Unë jam duke u rikuperuar shumë shpejt. Bëmë testime më të thelluara për të gjetur diagnozën. Jam vërtet e lehtësuar që do të jem në gjendje të shpëtoj nga kjo situatë vërtet e frikshme dhe të jetoj jetën time,” tha Hailey.
Bashkëshorti i saj këngëtari Justin Bieber, ka folur më parë për frikën që e ka shoqëruar mbi gjendjen saj shëndetësore, duke e përshkruar situatën vërtetë të frikshme.