Haiti është përfshirë prej kohësh nga një krizë humanitare, sociale e politike ç’ka ka sjellë një përplasje dhe gjakderdhje brutale, ku disa kriminelë të dyshuar u rrahën për vdekje dhe u dogjën në mes të ditës në rrugët e kryeqytetit nga civilët, pasi u kapën nga policia. Me qindra persona u dyndën në vendngjarje, për të parë nga afër atë që ndodhte kur mbi 12 kriminelë po digjeshin.
Pamjet e tmerrshme të incidentit, të ngjashme me skenarë filmash, treguan burrat e gjakosur duke u detyruar të shtriheshin në asfalt nga policia me pushkë përpara se kalimtarët t’i gjuanin me gurë, të grumbullonin goma sipër tyre dhe të digjnin trupat e tyre.
Në një deklaratë të postuar në Facebook, policia kombëtare e Haitit tha se oficerët e saj kishin përgjuar një grup kontrabandistësh të dyshuar që udhëtonin me një minibus, por më pas më shumë se 12 nga ata burra për fat të keq u dogjën nga qytetarët. Kjo erdhi si pasojë e krizës sociale, politike dhe humanitare e Haitit.
Në vetëm gjashtë ditë, nga data14 dhe19 prill, gati 70 njerëz u vranë në përleshjet që përfshinin bandat në kryeqytet, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Rreth 40 nga të vdekurit u qëlluan ose u goditën me thikë ndërsa të paktën dy ishin fëmijë. Ky sulm paralajmërues erdhi një muaj pasi OKB-ja bëri thirrje për vendosjen e një force të specializuar mbështetëse ndërkombëtare në Haiti, pasi më shumë se 530 njerëz u vranë në javët e para vitit, duke shkaktuar mbylljen e shumë klinikave dhe shkollave.
Ky veprin duhet te behej me kriminelat ne Shqipëri dhe per vrasesit me pages se lahen halet pastrohen domethen.
Përgjigju