Komisioni i jep OK, Bushati kundër kandidates për ambasadore në Greqi, sulm Cakajt: S'ka ndodhur as në komunizëm, kemi çështje të pazgjidhura

21 Korrik 2020, 10:58| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 15:15

  • Share

TIRANE-Komisioni i Politikës së Jashtme miratoi kandidaturën e Luela Hajdaragës për ambasadore në Greqi, ndërsa i vetmi kundër ishte Ditmir Bushati. Kandidatja për ambasadore e Shqipërisë në Greqi përplasi socialistët në Komisionin e Politikës së Jashtme. Pas shkarkimit të Ardiana Hobdarit, ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj propozoi emrin e Luela Hajdaragës si pasuese.

Por ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e kundërshtoi, ndërsa për ta argumentuar qëndrimin e tij ka listuar disa arsye duke nisur nga procedura. Bushati tha se së pari sipas Kushtetutës duhet që Presidenti të shprehet për krijimin e vakancës, gjë që nuk e ka bërë.

 "Dua të ndaj disa shqetësime. Kushtetuta imponon që të kemi një vakancë që të vazhdojë procedura e zëvendësimit. Kryeministri ka propozuar zëvendësimin, por Presidenti i Republikës nuk është shprehur për të krijuar vakancën. Pa u shprehur presidenti me dekret, komisioni nuk ndërmerr asnjë veprim. Pa dekret nuk bëhesh dot ambasador. Këtë praktikë e kemi ruajtur që nga 2015-a".

Më pas, Bushati u ndal te emri konkret dhe karriera, që sipas tij nuk i plotëson kushtet e ligjit që vetë socialistët miratuan. "Ambasador bëhesh ose me histori karriere, do një gradë të caktuar, nuk bëhesh me bashkëngjitje. Gjetëm në 2013 me njerëz më shumë jashtë sistemit diplomatik, se sa brenda. Ne vendosëm një rregull. Duhen 12 vjet eksperiencë në sistemin diplomatik të bëhesh ambasador. 

Nëse vjen nga jashtë sistemit të karrierës, ligji jonë na detyron se duhet të ketë 10 vjet përvojë pune në cështje të jashtme, dhe 3 vjet në pozicione drejtuese.  Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ duhet të na japë një arsyetim për këtë cështje.  Duhet të zbatojmë ligjin që e kemi miratuar po ne si mazhorancë".

Ish-kryediplomati më tej theksoi se me nivelin e profilit të kandidaturës së propozuar Shqipëria nuk po e ruan traditën e emërimit të ambasadorëve në Greqi. "Ne kemi pasur ambasador të parë Mit’hat Frashërin në Greqi.  Në gjithë historinë tonë, të gjithë ata që kanë shërbyer në Greqi, ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur diplomatike, apo njerëz me profil shumë të lartë publik. Edhe në komunizëm. Sekretari i Përgjithshëm të na tregojë pse po e ndryshojmë këtë traditë 100 vjecare. Nuk jemi as në kushtet e ligjshmërisë. Le t'u themi lamtumirë ligjeve që kemi bërë vetë. Nëse jemi bëri pishman, ne t'ua themi njerëzve".

Cështjet akoma të pazgjidhura mes dy vendeve janë një tjetër arsye që sipas Bushatit duhet të jenë në vëmendje në emrin e propozuar. "Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të jemi të kujdesshëm se Greqia është partner strategjik dhe kemi disa cështje të pazgjidhura".

Bushati i pakënaqur ishte edhe me vendimin e Gent Cakajt për shkarkimet në ambasadën tonë në Greqi. "U ushqye media me informacione për shpartallime celulash diplomatike. Kjo është denigruese. Ministria e Jashtme të japë shpjegime, nuk mbrojti dinjitetin e diplomatëve".

Megjithatë, deputeti opozitar Ralf Gjoni tha se ambasadorja e re duhet të ketë kujdes në marrëdhëniet me Greqinë sidomos për Himarën. "Hajdaraga nëse merrni këtë pozicion, nuk po merrem me procedurat, nëse konfirmoheni në këtë detyrë dua t’ju inkurajoj të përmirësoni klimën mes Shqipërisë dhe Greqisë. Janë trajtuar marrëdhëniet me mungesë të theksuar të vetëdijes së peshës që ka secili vend.

Duhet ta keni vath në vesh dhe të keni parasysh se politikën e jashtme nuk e ushtron vetëm ministria por edhe parlamenti dhe ju këtë duhet ta keni prioritet sepse shumë gjëra mund të zgjidhen më mirë në parlament. Jemi në marrëdhënie të vështira me Greqinë. Greqia ka filluar të jetë më e ashpër me Shqipërinë. Një tentativë malinje për të identifikuar Himarën si minoritet grek. Kjo është për mua, përfaqëson një trend shqetësues që mund të shkaktojë probleme në marrëdhënie. Duhet të komunikoni te autoritet në Athinë të vërtetën e asaj që ne ndjejmë këtu" tha ai.

Lulela Hajdaraga

VIDEO/Mbledhja e plotë e Komisionit të Jashtëm

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Diplomatja: 21/07/2020 21:10

    Ambasadorja Ardiana Hobdari, e shkarkuar nga detyra per zhdukjen e 100 pasaportave shqiptare ne Greqi (por edhe per drejtimin skandaloz te ambasades), eshte kusherira e pare e gruas se Ditmir Faqeziut. Ai sot duhet t'u kerkonte falje shqiptareve me banim ne Greqi qe i ka derguar per t'i perfaqesuar dhe mbrojtur nje te paafte, arrogante dhe intrigante. Me arsim te larte UT Dega Finance. Ai genjen kur thote qe ambasadoret e tjere plotesojne kriteret. Sot te pakten duhet te kishte heshtur ne Komisionin e Jashtem. Por si gjithnje eshte treguar llafazan, cinik dhe i paturp.

    Përgjigju
    • Prizreni: 21/07/2020 23:25

      Sot gjithashtu Ditmiri do kishte bere mire te pyeste ambasadoren Hobdari, se sa here ka shkelur kjo, gjate tere mandatit te saj, ne Zyren Perfaqesuese te Kosoves ne Athine. Te mos lodhet kot, se po ia them une: Asnjehere! Ky eshte turp kombetar!

  • asl: 21/07/2020 15:43

    Ditmir e ndrite dhe ti kur ishje ne detyre jo se Cakaj eshte i mire(dru me pre).Dhe ata me pervoje duhen hequr jane me te rezikshem vjedhin me te dy duart,ndersa ata pa pervoje nuk e bejne dot.Tjetra ste vjen zor kur thua duhet aprovuar nga kryehajduti ILIR META se president nuk mund ta quash.Kur i dhane dekoraten ish ambasadorit te Greqise Bashkim Zenelit nuk te degjova te kundershtoje.Ambasada shqiptare asnjehere nuk ka mbrojtur te drejtat e emigranteveff kur ato jane shkelur nga qeveria greke por dhe nga stafi i ambasades me korrupsion te papare.Prandaj Ditmir kesaj radhe ja fute kot.

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/07/2020 13:46

    O SHQIPËTARË, është koha të ”ngritemi” për të shpëtuar Shqipërin nga gllabërimi serb-greko-rus....!!! Caka është dora e zgjatur e serbis përmes Baton Stanisicit- ndersa Rama është bër kukull e këtyre më lartpermendur, nese heshtim ikën jo vetëm 1/3 e Kosovës, por do ikën edhe një pjes e madhe e jugut të Shqipëris... ky është mjerimi i kombit o motra dhe vllezer SHQIPËTARË ...!!!

    Përgjigju
    • Toni: 21/07/2020 15:22

      O “Arbër” cfarë ilaçesh pi? Të skaduara?

  • Dangellia: 21/07/2020 12:58

    Lere vajzen more malukat..vajza si flori ...zotrote e bere kete pershesh ...dhe tani ik andej nga vv e shqiperis me ata njezet magjypet qe ka ...

    Përgjigju
  • Une: 21/07/2020 12:13

    Mjaft te shikosh emisionin qe i beri Top Story Bushatit per kohen kur ishte minister i jashtem edhe e kupton se sa ironike eshte te ankohet ai.

    Përgjigju
  • Greqia: 21/07/2020 11:24

    Po çke o Ditmir, kjo e bukur qenka, vjen nga familje e mirë. Qoka e radhës...Shqipërisë? Varja o burr, akoma me kto mend ti? Haha, vend i çunave e gocave të shkathët ky ore

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 21/07/2020 11:20

    Ka ardhur koha tu tregojm vendin grekeq*rave. Himara eshte shqiperi dhe ka ardhur koha qe greku te ri larg shqiperis

    Përgjigju
  • Tralala: 21/07/2020 11:18

    Nuk ka me krushqi neper ambasada o ditmir djali iktheve ambasadat ne pronen e babait ,ik tani grris bydhen qurrash edhe ne PS ske me vend tani ..letyr

    Përgjigju
    • luani: 21/07/2020 16:17

      Ore faktikisht kjo krushqi eshte, se goca e Luan Hajdarages rezulton...

    • Tralala1: 21/07/2020 13:22

      Mir ja the, ci do PS kto tipa qe te cajne trapin me teknikalitete. Ne dum pune,jo teori apo dijetari. Toma, Marku, Prenga, kto lloj cunash i duhen PS. Mbase dhe ndonji mize bythe si Brace

    • Miri: 21/07/2020 12:30

      Tralala e din qe nuk qenke per tralala ti .fix ja ke gjetur Ditmir djalit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?