Rudina Hajdari

Hajdari e thotë hapur: Jo, s'do ta votoj marrëveshjen për 'Zgjedhoren' në Kuvend! Do jem kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme

9 Qershor 2020, 21:50| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 22:00

  • Share

TIRANË- Rudina Hajdari e ka nënshkruar marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, si anëtare në Këshillin politik, megjithatë ka deklaruar hapur se nuk do ta votojë në parlament, me argumentin se nuk është një Reformë. E ftuar në "Përballë" në RTSH, Hajdari shprehet se do ta firmoste sërish po t'i jepej mundësia, por thekson se ajo nuk ka arriitur asgjë konkrete, për këtë arsye nuk do të ketë mbështetjen e saj në Kuvend.

Për të, mos ndryshimi i sistemit, për të cilën opozita e re ka këmbëngulur dhe vazhdon ta bëjë, i jep të drejtë moralisht që të mos të ngre kartonin jeshil në parlament.

"Marrëveshjen do ta firmosja prapë me kënaqësi. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo sepse nuk do të votoja një marrëveshje e cila nuk është reformë. Nëse do të vijë një reformë në Parlament e cila përfshin po ashtu dhe ndryshimin e sistemit, minimumi listat e hapura atëherë patjetër që do ta votoja pro. Por nëse ne jemi në kushtet që kemi një marrëveshje e cila nuk quhet reformë pra nuk ka se si të jetë e gjithëplotësuar. Ka disa elementë të cilët unë i kam mbështetur prej fillimit siç është identifikimi biometrik, që është i rëndësishëm por nuk është i plotë, pjesa tjetër qoftë dhe administrimi i zgjedhjeve kemi ngelur në vend numëro. Çka do të thotë për mua kjo marrëveshje nuk është që arriti ndonjë gjë masive, përkundrazi tregoi që palët janë të pamundura për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për t'i orientuar këtë reformë, këtë marrëveshje benefitet që mund të kenë njerëzit gjatë zgjedhjeve. Unë do ta nënshkruaja atë me shumë kënaqësi edhe sot. Nuk kam asnjë lloj pendimi që e kam nënshkruar, sepse nënshkrimi është një hap përpara votimit. Me atë marrëveshje po të shikosh, fjalia e fundit aty thuhet që palët nuk kanë patur konsensus për ndryshimin e sistemit. Kjo më jep të drejtë moralë që unë ta votoj kundër", tha Hajdari.

Nga ana tjetër, e pyetur se ku e sheh veten në fushatën e ardhshme, Hajdari tha se do të jetë në zgjedhje, duke kandiduar, por pa dhënë shumë detaje se nën siglën e cilës parti.

"Në zgjedhje, duke kandiduar, më beso që në momentin që do të bëhet ajo listë, me njerëz të aftë dhe që e duan këtë vend. Çdo njeri që do kem rreth vetes time nuk do të jetë një njeri që do ndihmojë Rudinën në karrierë", u shpreh ajo.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sidrit Golemi: 10/06/2020 15:13

    Firmen (emer e mbiemer te plote) qe vure ne fund te marreveshjes ne gjihen angleze, si "D'Artagnan-e" bashke me "Les Trois Mousquetaires", ku do çosh tani?

    Përgjigju
  • Plugu: 10/06/2020 11:24

    Opozita parlamentare do beje nje sherbim te madh demokracise dhe popullit shqiptar qe te mos e votoje kete ndryshim kodi zgjedhor, por te kembengulle qe te votohet me lista te hapura, per te pastruar politiken shqiptare nge kepushat si mehdihoxhe gerdeci dash rakija, duka i krimit, monika e leshit te dhise, vangjeli kokoshi maje plehut, meta florini, e shume vampire te tjere te qelbur dhe bythemuter. Vetem keshtu do mbetet ne histori kjo opozite parlamentare e thjeshte qe perfaqeson popullin shqiptar te lodhur nga politikanet hajdute

    Përgjigju
  • Xxx: 10/06/2020 10:07

    Kesaj i thone ajde ta bejme po ne fund dua te ngelem prape e virgjer...... AAAAA ju hengshin qente juve si nuk doli nje i sakte

    Përgjigju
  • Ehhh: 10/06/2020 00:01

    Po u mesua kjo pa punuar vetem ne shqiperi behet leku. Dihet qe do te behet prap deputete

    Përgjigju
    • A. N.: 10/06/2020 07:24

      Nje page 1000€ ne muaj kujton se jane leke? Vetem trashegimine qe do i lere e ema do i mjaftoje asaj.

  • Sam: 10/06/2020 00:00

    E kam njohur z.Azem Hajdari dhe takuar disa here;jam i sigurt ai nuk do t’a linte Saliun dhe P.D.-ne te degradonte;dhe kam shume besim se me deputete si znj.Rudina Hajdari parlamenti freskohet dhe punon per zhgjedhesit !Faleminderit!

    Përgjigju
  • Do ta votoje se sju dele Kundra Drejtesise se USA.: 09/06/2020 23:43

    USA te shkolloje te afroje Studimet ,por jo tolerimet kundra Ligjore .. Ke deshire te mbroshe ato pake pasuri te ish Babait dhe te Mamase,,e keto ,lodhje boshe ...SPAK dhe Drejtesia Evropinane , Ska hequr dore akoma ne Edkumin dhe forminin e juaj,,qe te pastrohesh nga Skoret ,e mbetura ..

    Përgjigju
  • Goni: 09/06/2020 23:15

    Se voton ti po mami te SPAKU pastaj, kiri te asistenca sociale azemit ja marrin G-Wagonin . Mos e voto po deshe. Troc muhabetit KCK moj ndrikull mos bej pordh shumë!

    Përgjigju
  • edi: 09/06/2020 22:44

    Ose as ne Amerike e as ne Shqiperi Oh cfare degjojme nga keto fazane te rritur nga bastarde

    Përgjigju
  • WTF: 09/06/2020 22:34

    Kur martohesh firmos nje dokument dhe quhesh burre e grua. Kur te futet burri ne krevat moj Rudine, si i thua nuk quhet loja? E shkreta ti u shkollove në Amerike me patate e vjedhura nga babi dhe mami e xhaxhi Saliu dhe nuk paske mesuar gje.

    Përgjigju
    • WTF: 10/06/2020 07:55

      I modhe je ,, njeshe .. Valet e Tua ,Jane Egzakte.. Hajde mbushja mendjen atyre Simpatizanteve me barkun boshe . Dhe kjo Viktima hajdari... Mendohu qe USA i dha Shkollimin,,por haroi qe Po USA so i japi dhe Denimin,nese dele Kundra..

  • Rahman Gashi: 09/06/2020 22:03

    Ste ka faj lulka. E nxorri koken vajza e Babait .ne sherbim te Sali Berishes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?