TIRANË- Dy ditë pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari bën hapin e radhës.
Ajo ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik të martën në orën 11:00, ku bën pjesë dhe ajo vetë si përfaqësuese e opozitës.
Në letrën e dërguar përfaqësuesve të partive të tjera, siguruar nga Shqiptarja.com, Hajdari thotë se ky është një mundësi e mirë për t'u ulur në tryezë që të arrihet në një produkt përfundimtar që ka pëlqimin e të gjitha palëve.
"Presidenti i Republikës e ka rikthyer për shqyrtim Projektligjin për ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe në gjykimin tim kjo është një mundësi e mirë për tu riulur edhe njëherë në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar se si mund të arrijmë një produkt i cili të gëzojë jo vetëm mbështetjen e një pale, sic është rasti aktual, por mbi të gjitha mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Në 30 vite, reformat zgjedhore në këtë vend kanë shërbyer vetëm e vetëm për të përfaqësuar interest e pak njerëzve, duke e deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e dobësuar fuqinë e tyre, duke deformuar kuptimin e sovranitetit të popullit e duke prodhuar si rrjedhojë kriza politike të cilat e kanë mbajtur vendin peng.
Kur u bëra pjesë e Këshillit Politik, mendova se kishim një shans që ta ndalonim këtë traditë të shëmtuar dhe për herë të parë të prodhonim një produkt i cili do ti shërbente shumicës së qytetarëve e jo 2 po 3 politikanëve. Prandaj, duke shfrytëzuar mundësinë që kemi përpara, ju ftoj që ditën e martë, në orën 11:00, të riulemi në tryezë dhe të arrijmë një kompromis, ku baza duhet të jetë fuqizimi i qytetarëvë duke i dhënë përparësi absolute në formulën e përzgjedhjes së deputetëve, votës qytetare e jo preferencës së kryetarëve.
Kjo do të ishte një sinjal nga ana juaj, se keni në fokus qytetarët e jo interesat e ngushta personale. Do të tregonte se ju intereson më shumë Shqipëria e jo partia. Qytetarët shqiptarë janë duke na ndjekur me shumë vëmendje dhe jam e bindur se do ndëshkojnë rëndë ata të cilët vazhdojnë avazin e vjetër të manipulimit dhe mashtrimit për hir të pushtetit", shkruan Hajdari.
Si shume e ke ngritur steken moj Rudina,po mos u lodh se nuk ke kapacitete intelektuale,sepse dihet qe ato jane gjenetike,e gjeneza jote nuk eshte intelektuale,keshtu qe,do te japesh maksimumin ne politike,por nuk mundesh se je kokboshe. Jep e mer here shan Ramen,here Liken e here Bashen dhe pastaj kthehesh ne te kundert i mer me te mire.hahaha
PërgjigjuKjo, do te behet factor me zor,ne politicen shqiptare,me ulerima dhe britma.Kjo, t'u tregoje shqiptareve,se ku i gjeti parate qe perfundoje universitetin ne Amerike.Sigurisht,i pagoi mami,por mami sikur vodhi dhe u shkarkua si hajdute klasike, nga systemi i drejtesise.
Përgjigju