Hajdari në Report Tv, i përgjigjet sulmeve të ish kryebashkiakes Rira: S'komentoj çdo qen që më leh rrugës! Partitë e vjetra të lidhura me krimin, kanë 30 vite që bëjnë show

16 Shkurt 2021, 19:04| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 20:24

  • Share

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i është përgjigjur për herë të parë sulmeve të ashpra që i kanë ardhur nga ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira disa ditë më parë. Në një intervistë në Report Tv, Hajdari u përgjigj po ashpër duke thënë se nuk ka komente për "çdo qen" që leh rrugës dhe që kanë probleme me drejtësinë si Rira, e cila është kallëzuar në SPAK duke u akuzuar për shpërdorim detyre. Kujtojmë se ish-kryebashkiakja e Përrenjasit Miranda Rira, sulmoi ashpër disa ditë më parë Rudina Hajdarin duke thënë se ajo është rritur me lekët e vjedhura të mamit dhe nuk i njeh hallet e qytetarëve.

"Miranda Rira është pjesë e LSI dhe nëpërmjet partisë së saj Rama erdhi në pushtet dhe nëpërmjet Ramës partia e saj ka përfituar postin e presidentit.  Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër për çdo qen që më leh rrugës apo që kanë probleme me drejtësinë siç është zonja në fjalë", tha Hajdari.

Deklarata e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim që partitë të kenë kandidatë të pastër në zgjedhjet e 25 prillit, për Hajdarin është gjëja më normale dhe drejtë që duhet të bëjnë partitë. Ajo shprehet se partitë e vjetra janë të lidhura me krimin dhe kanë 30 vite që bëjnë vetëm show duke u pasuruar për vete.

"Çdo fjalim që ka dalë në foltore janë përqendruar në problemet e qytetarëve, kjo është arsyeja që vazhdoj ta bëj se duke evidentuar problemet shoqërore të gjemë një zgjidhje mbi këto probleme dhe të mos merremi me telenovela. Në 30 vite është bërë show politik, ku pasurohen vetë. Janë 4 veta që dominojnë politikën ndërkohë që vendi nuk përparon dhe i duhet një drejtim i duhur. Deklaratat e ambasadores Yuri Kim është e duhur dhe e drejtë për të pasur kandidatë të pastër, por politika në vend dhe partitë e vjetra janë të lidhura me krimin dhe kjo është fakt. Kemi kërkuar me kohë që krimi dhe pushteti të jenë të ndara por nuk ka ndodhur, përkundrazi krimi i organizuar është aleat për të mbajtur pushtetin", tha Hajdari

 

VIDEO/Intervista e plotë

Ora 19:13
Koalicion me Topallin në zgjedhje? Hajdari s'e përjashton si mundësi (VIDEO)

Rudina Hajdari gjatë një interviste për Report Tv është pyetur nëse e shikon si mundësi bashkëpunimin me partinë e Jozefina Topallit në zgjedhjet e 25 prillit për të krijuar një koalicion. Hajdari nuk e përjashtoi si mundësi, ndërsa tha se fillimisht i duhet të shoh programin e saj dhe më pas të jap një përgjigje

"Ende se kam parë programin e Topallit në momentin që do e shikoj do kem një përgjigje", tha Hajdari.

Ora 18:35
Rama tregon arsyet pse do mandatin e tretë, Hajdari: Nuk fillon çdo gjë nga zero se ikën ai (VIDEO)

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar mbi deklaratën e kryeministrit Rama i cili tregon arsyet pse do mandatin e tretë.

Gjatë një interviste për Report Tv, Hajdari tha se nuk ka pse fillon çdo gjë nga fillimi vetëm se ikën një pushtet dhe nuk është detyra e Ramës që të çojë përpara angazhimet e vendit.

Sipas saj, ka shumë ekspertë të fushave të ndryshme që mund të kryejnë atë punë.

“Është jashtë realistes dhe ka plot njerëz që mund t'i marrë përsipër dhe nuk kanë pse fillon çdo gjë nga zero se ikën një pushtet, nuk është detyrë e Ramës të bëjë të gjithë këto gjëra pasi ka ekspertë të fushave dhe të mos bëhet keq se mund të iki, pasi ka plotë të tjerë që mund të kryejnë atë punë” – tha Hajdari.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama liston të gjitha punët që duhen bërë dhe e detyrojnë të kërkojë një mandat të tretë qeverisës. Ai thotë se asnjë nuk ka vullnetin dhe ambicien që PS-ja ka fituar për drejtimin e vendit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 17/02/2021 18:55

    Jepi zonja Hadari mos u tund se cfare thone ata qe duan akoma Luften e Klasave , je e re dhe shpresojme qe dhe te rijne e tjere te ndjekin shembullin tend.

    Përgjigju
  • tosi: 17/02/2021 06:37

    Hajdutja me cizme Miranda Rira militante e sektit naziskin te haremit te Jales ka bere nje tender qindra milion leke per nje stadium ne Prrenjas kur Prrenjasi nuk ka fare ekip futbolli. E shihni cfare monstrash ka patur leshelija e doktoreshes horoskopike leshelike ne pushtet. Kjo supermashtruese , superhajdute ka per te dhene llogari para drejtesise ashtu sikunder me 25 prill populli shqiptar do ta nxjerre perfundimisht nga skena politike gruan me llapaqene, me te lajthitur, me te urryer, me gojepiset te planetit qe drejton kete bande hajdutesh me cizme qe ka tronditur rende buxhetin e shtetit me ministrat dhe drejroret superhajdute kur ishin ne pushtet. Fallxhorja e leshelise qe ka dale rrugeve dere me dere si lypese ne gropen septike te politikes me 25 prill.

    Përgjigju
  • Mirela: 16/02/2021 22:55

    Turp per nje zonje qe eshte shkolluar ne USA, dhe qe pretendon se do te behet deputete per fjalorin e saj kundrejt nje zonje tjeter, kushdo qe te jete ajo. Ajo eshte nje familjare dhe zj.Hajdari per mendimin tim ka bere nje sjellje shume te shemtuar, dhe vetem per kete nuk duhet te votohet. Turp edhe per dhjetea OJF, qe pretendojne qe punojne ne mbrojtje te grave. Si tolerojne nje kryetare partijr qe pretendon te dali deputete nga zgjedhjet te komentoj me kete gjuhe per nje zonje tjeter. Nuk njoh asnjeren personalisht, por parimisht gjesti i zj. Hajdari edhte i turpshem.

    Përgjigju
  • meri: 16/02/2021 22:14

    Grua e paedukat,Kryetarja e Bashkise tha nji te vertet,zonja hajdari ne vend qe te pergjigjej per akuzen ,e quan qen.Eshte e bija e nji gjyqtareje te korruptuar,duhet te ishte terhequr me kohe nga politika.

    Përgjigju
  • Pelioni: 16/02/2021 21:38

    Kjo zonja para se shpëtojë Shqipërinë nga krimi e korrupsioni,të na tregojë me zemër në dorë mamanë e saj që vetingu e largoj nga sistemi i drejtësisë për mos justifikim të pasurisë d.m.th. ka vjedhur,ka bërë korrupsion për të mos thënë se si gjyqtarë ka bërë krim. Pastaj merru me Shqipërinë e shqiptarët se nuk të beson njeri .

    Përgjigju
  • goni: 16/02/2021 20:37

    kjo eshte e djegur dhe akoma se kupton qe deputete e beri pd si qoke dhe pa asnje lloj merite po prej babait (qe nuk eshte se ndrinte nga vlerat). do vije shpejt ne realitet dhe kjo ... sa per leket e mamit ato te shkolluan dhe rrjedhimisht je shkolluar me rryshfetet qe ajo ka marre nder vite ,yt vella eshte nje cope mishi pa asnje aftesi qe vetem harxhon parate e mamit,Sali berisha se duronte dot tet ate ndersa ju ju perulet e i lepite bythen vetem per leke ,jot eme nga shitese ne librazhd u be gjykatese me kurs plepash. jeni komplet kot dhe nje model qe nuk na duhet hic ...ne 25 prill nisu per amerike e shih punet e tua......

    Përgjigju
  • Paulin: 16/02/2021 20:20

    fenomeni i radhes i partitokracise shqiptare. Mund te jete nje person me te vertete premtues sikur nena e saje te mos ishte shkarkuar nga detyra perche nuk dinte te spjegonte se si ishte bere aq e pasur. Ndersa une e shof kete vajze jo si nje premtim per nje politke me te mire por vetem si nje manover per te shpetuar mamim nga pekatet e saja!!!!

    Përgjigju
  • Endri: 16/02/2021 20:03

    Ndersa ti je nje kone e lindur dhe e rritur nga nje hajdute ordinere. Ta ka thene shume sakte ajo. Nuk meriton asnje vote ti

    Përgjigju
  • Plaku: 16/02/2021 20:02

    Ketej nga jam une ne kete rast do thuhej: O me rob shpie...

    Përgjigju
  • Ura e thive: 16/02/2021 19:55

    Ne fakt na pritshim nje parti te re nga brezi i ri por jo nga Rudina me prinder te zhytun deri ne fyt me korrupsion,keshtu qe na si popull deshtume se keta politikant te vjeter ne dore te zotit sa vetem kur dalin ne TV fill ndrroj kanalin se ne votime vec me me cu me polic se nryshe nuk shkoj.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 16/02/2021 19:34

    Kush eshte rira e dime.por ajo qe thote per parate e shkollimit tend jane pak.nuk ka thene se ,vec parave te bere nga mami hajdarja,jane paret e marre nga babai hajdari me thase nga udb ne 1990-1992.jane paret e trafikut te armeve dhe naftes .Ndaj mos u krekos shume.jeni fare e keqe me rrenje e me dege.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?