Duke folur dhe veprimtarisë që SPAK do të ketë në Shqipëri, ish prokurori Shkëlqim Hajdari, duke folur si një njohës i mirë i ligjit ka thënë se SPAK do të hetojnë edhe vrasje të bujshme në vend që kanë patur indicie politike.
Ndërsa për sa u përket pasurisë së personave që do të dënohen nga SPAK, Hajdari ka deklaruar se kjo pasuri do të sekuestrohet e gjitha.
"Në themel SPAK do të merret me akuzat. Kur bëhet fjalë për korrupsion. Spak mund të shkojë edhe tek disa vrasje të bujshme që mund të kenë lidhje me politikën. Nuk kemi nevojë ti diskutojmë. Por ka indicie që këto vrasje kanë ardhur si pasojë e përplasjes politike. Fajtorëve do tu merret edhe pasuria që është vjedhur. SPAK është ngritur për dy qëllime. Strukturë për goditjen e kirmit të organizuar dhe korrupsionit e dyta sekuestrimi i pasurisë që u takon popullit shqiptar. Do bëhet mësim. Arresti është në dorë të Parlamentit. Masa arrest me burg... SPAK i ka kushtet të jetë i pavarur nga goditjet. Super të mbrojtur. Do të jenë Prokurorë patriotë. " ka thënë Shkëlqim Hajdari ndër të tjera.
Lajmi kryesor: