Rudina Hajdari në takim me banorët

Hajdari takime me banorët në Tiranë: Duan mirëqënie për fëmijët e tyre, e jo vetëm për një grusht njerëzish

10 Shtator 2020, 14:08| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 14:12

  • Share

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka nisur një tur takimesh në kryeqytet me banorë të ndryshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook ku shkruan se është në kuadër të projektit të saj politik.

Hajdari shkruan se gjatë takimeve të zhvilluara, qytetarët janë shprehur me mendime të qarta madje duke i konsideruara si ide më të mira se shumica e klasës politike.

"Ata duan ndryshim dhe e duan atë pa kompromise dhe larg pazareve të vjetra.Duan që fëmijët ti rrisin këtu e jo ti degdisin larg në dhé të huaj.
Duan që taksat e tyre të përkthehen në spitale, shkolla apo rrugë e trotuare e jo në vila luksoze për politikanët. Duan që pasuritë e vendit të prodhojnë mirëqënie për fëmijët e të gjithëve e jo vetëm për një grusht njerëzish me pushtet."
- shkruan Hajdari në Facebook.

Hajdari u bën thirrje të gjithë personave që duan të bashkohen dhe të kontribuojnë në forma të ndryshme për nismën e saj politike.

"Këto ditë kam marrë shumë energji, dhe duke i falenderuar ata 568 persona që janë regjistruar ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të flasin me ne dhe të na bashkohen të regjistrohen te rudinahajdari.al. Ju premtoj se do ju takojmë të gjithëve pa përtuar duke ardhur aty ku banoni. Shqipëria i përket njerëzve punëtorë, të ndershëm e të palodhur e jo të pangopurve. Le të vazhdojmë të bashkohemi" - shkruan Hajdari.

Postimi i plotë në Facebook:

Kam filluar këto ditë një tur takimesh në lagjet dhe fshatrat e Tiranës me qytetarë të thjeshtë, për të dëgjuar mendimet e tyre dhe ndarë idetë e projektit të ri politik.
Jam e mrekulluar nga niveli i lartë i mbështetjes që po gjej kudo por mbi të gjitha nga mendimet dhe idetë e pjekura që po marr nga të gjithë.
Qytetarët e thjeshtë i kanë idetë shumë më të qarta se shumica e klasës politike apo analistëve.
Ata duan ndryshim dhe e duan atë pa kompromise dhe larg pazareve të vjetra.
Duan që fëmijët ti rrisin këtu e jo ti degdisin larg në dhé të huaj.
Duan që taksat e tyre të përkthehen në spitale, shkolla apo rrugë e trotuare e jo në vila luksoze për politikanët.
Duan që pasuritë e vendit të prodhojnë mirëqënie për fëmijët e të gjithëve e jo vetëm për një grusht njerëzish me pushtet.
Duan një forcë politike që nuk operon si biznes privat i një familjeje por si një aset publik i kontrolluar nga qytetarët.
Këto ditë kam marrë shumë energji, dhe duke i falenderuar ata 568 persona që janë regjistruar ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të flasin me ne dhe të na bashkohen të regjistrohen te rudinahajdari.al.
Ju premtoj se do ju takojmë të gjithëve pa përtuar duke ardhur aty ku banoni.
Shqipëria i përket njerëzve punëtorë, të ndershëm e të palodhur e jo të pangopurve.
Le të vazhdojmë të bashkohemi

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tir: 10/09/2020 18:32

    Ore eshte ne terezi kjo Rudina ? !! Mos na hiqet sikur e kane nderruar ne martenitet dhe nuk ka nene Fatmiren e shpartalluar nga SPAK-ku. Epo kjo eshte e pafytyre. Deri dje pranonte ne shoqeri se mamka e saj mjafton milionat nen dore dhe te zgjidh hallin. Dyfytyresia e kesaj familje do vd ne breza...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?