Rudina Hajdari ka ndarë një nga takimet e saj të këtyre ditëve, ku ka mësuar historinë e Shkëlqimit, i cili është një biznesmen i rregullt me taksa dhe është përballur me persona që nuk e lejojnë që të zhvillojë i qetë aktivitetin e tij duke i bërë presion me gjoba për të kërkuar ryshfet. Hajdari thotë se ai u detyrua ta mbyllte biznesin për shkak të presioneve të shumta. Ajo thotë se duhet të punohet që administrata të mos jetë fole militantësh që ushqehen me gjoba si banda por të jetë ushtria e mirë në ndihmë të njerëzve të ndershëm.
"Dua të ndaj sot një histori të hasur në një nga takimet e shumta që po zhvilloj këto ditë me qytetarët. Shkëlqimi është një nga shqiptarët që 10 vite më parë vendosi ta lerë emigracionin dhe të rikthehet në atdhe. Hapi një biznes me kursimet e tij dhe filloi të bënte tregti me ndershmëri ashtu siç e ka tradita e shqiptarit të mirë. Teksa arriti ta konsolidojë, edhe pse i rregullt me pagesën e taksave, filluan ti shfaqen në derë njerëz me uniformë e blloqe gjobash në duar, të cilat i përdornin si presion duke kërkuar ryshfet.
Presion mbas presioni, e gjobë mbas gjobë, Shkëlqimi u detyrua ta mbyllë biznesin. Kjo nuk është vetëm historia e Shkëlqimit, por është historia e çdo shqiptari të thjeshtë e të ndershëm. Për 30 vite shteti në vend të shërbente si mik i biznesit dhe inkurajues i ndershmërisë, u kthye në simbol të fatkeqësisë e falimentimit. Ne duhet të bashkohemi që shtetin t'ia kthejmë njerëzve si Shkëlqimi. T'ia kthejmë qytetarit të thjeshtë. Të mos jetë më kurrë administrata fole militantësh që ushqehen me gjoba si banda por të jetë ushtria e mirë në ndihmë të njerëzve të ndershëm. Do ta bëjmë këtë! Jam e bindur!", shkruan Rudina.
Jom kurioz shkoni pyesni pak se kush ka paguar kafen. Jom kurioz se kush e financon fushaten e saj, se sma ha menja qe kjo te kete aq leke per te bere fushate. Ne perendim politikanet qe bejne fushate hedhin shuma te medha nga gjepi i tyre . ...
PërgjigjuNe Tirane,kam pas njohur nje dentist ne vitet 90',emrin e te cilit nuk po e them.Une shkoja tek ai familjarisht per te mjekuar dhembet,sepse ishte me te vertet shume I zoti.Zoteria, fale zotesise se tij dhe punes se mire qe bente ne kliniken e tij private, kishte mjaft sukses,por dhe fitime,por nuk bente jete luksoze dhe nuk shiste mend.Fitimet e tija u vune ne shenjester te disa gangstereve,qe I bene presion tu jepte o leket ,o vajzat.Zoteria qe te ruante femijet,u detyrua ta shiste bisnesin,te merrte familjen dhe te largohej pergjithemone nga Shqiperia.Financiarisht ,ai nuk kishte pse te largohej,se si I thone fjales,me ate pune <<e kishte gjetur aty Ameriken>> ,por maskarenjte e detyruan te largohej.
PërgjigjuMir moj rudina ky i ziu nuk i paska denoncuar njeher te pakten??? Po morri mundimin dhe e mbylli fare..na hapet barkun me kto trillime..Perderisa paska qajt hallet te ty ky esht i sojit vjeter, se tjet i rregullt nuk te vijn e te masakrojn..po ky me duket i paska mesuar keq
PërgjigjuJa kane marre doren!!!!! Grida del ne filmat e parangjyrosjes-del BARDH e ZI , me floket qe ia perkedhel era... Kjo, bija e babait hero, fotografuar me ngjyra.... Dhe ne perfundim: BABABABABABABA-BABALE HISTORI-HISTERI !!!!!
PërgjigjuO Zot si nuk frymezon fare kjo
Përgjigju