Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatime Lushi që humbë jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën e tyre rreth orës 01:00 të 19 shtatorit.
Një bashkëfshatar i 57-vjeçarit ka thënë se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t'i ndihmuar. Madje tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë.
"Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda" tregon Shkozet Bebexhia një tjetër bashkëfshatar i viktimave për Report Tv "
Fqinjët kanë rrëfyer për Report Tv momentin kur gjetën trupat e viktimave.
“Rexhën (shënim: Rexh Lushi, 57 vjeçari) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet” thotë Neritan Koka, një i banor i fshatit për Report Tv.
Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.
"Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjë. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 për 58" shton Shkozet Bebexhia.
Kushëriri i dy viktimave mes dhimbjes dhe dëshpërimit thotë, se Rexha sakkrifikoi jetën për të shpëtuar nënën.
“Në orën dy e kur e kemi marrë vesh, kur erdhëm, gruaja tregoi se ka hyrë për të shpëtuar nënën dhe ka ngelur brenda. Ata me zor e kanë ndaluar edhe gruan (që të mos hynte në banesë). Ishin tre anëtarë brenda, djali, nëna dhe e reja. Ka 3 fëmijë në emigrim, dy i ka Londër, një e ka në Francë. Nuk e di si ndodhi ngjarja, as shkaku. Më të dëshpëruar nuk ka. Ka vdekur për nënën”, thotë Kadri Lushi kushëriri i viktimave.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Has! Digjet banesa, djali futet për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy nga flakët! Shpëton nusja! Flasin fqinjët: E gjetëm duke u djegur
S.G//ReportTv.al