Duke marrë sërish si shembull vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, kryeministri Edi Rama tha se masa me burg e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ishte i paligjshme
Si ke ngritur akuzën, si i pandehur? I ke ngritur një akuzë si i dyshuar! Tani, unë dyshoj për ty. Hajde, njëherë me mua të futesh brenda, që unë të kërkoj prova që ti je siç unë mendoj që ti je? Po kush je ti?! Kush je ti?!
Po 250 mijë njerëzit që kanë votuar? Çfarë janë ata? Apo janë kot?!
Po një kontratë me këtë milet, që duhet ta zbatojë një pushtet i zgjedhur, apo është kot? E kush duhet t’i ndjekë gjithë 1001 punët dhe të mbajë përgjegjësi për votën që i kanë dhënë njerëzit? Prokurori? Apo Noci? Këto nuk shkojnë, dhe për këto më vjen keq, po ne nuk do rrimë pa folur", tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama me asambletë socialiste në Tiranë: Arrestimi i Veliajt i paligjshëm, gjykatës që kanë frikë nga prokurorët janë problem
S.G/SI.E./ReportTv.al
