Kiara Tito dhe Ronaldo Sharka

‘Hajde merri ato 5 mijë euro’, plas keq mes ish-banorëve të BBV, Ronaldo Sharka i përgjigjet Luizit dhe Kiarës: Mi premtove kur humba tim atë, nuk ndihesh keq?

3 Korrik 2023, 22:43| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 06:54

  • Share

Ronaldo Sharka i është përgjigjur përmes një videoje Luizit dhe Kiarës pasi këta të dy “e sulmuan” pas deklaratës së tij për Kiara Titon.

Ronaldo tha në episodin e mbrëmjes së kaluar te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos.

Në një koment në Instagram, Luizi ka mbrojtur nusen e tij, Kiarën, duke ironizuar Ronaldon.

“Nuk bëhen të gjitha punët me by*hë o Butterfly. Jo gjithçka bëhet për followers, ka një limit!”, shkruante Luizi në Instagram.

Më pas ai i bëri thirrje që të shkonte në Korçë të merrte dhe 5 mijë eurot që ia kishte premtuar në Big Brother.

Përmes videos së shpërndarë në Instagram, Ronaldo i kujton Luizit se ato lekë ia premtoi kur humbi të atin.

Më tej Ronaldo thotë se është më tepër i zhgënjeyr nga Kiara të cilën e ka konsideruar gjithmonë si motër.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shkodera: 04/07/2023 22:42

    armiku me i madh i luizit eshte kjara .ronaldo eshte shume me lart se ty nuk jeton ne krahet e te tjerve o llapazane e keqe qe nuk di gje tjeter te besh.sa per luixin do te dukej shume me i bukur kur nuk lendon te tjeret qe e deshen .

    Përgjigju
    • Boss: 05/07/2023 20:01

      Ronaldo e ka bullizuar luizin , eshtë tallur me luizin për eurovizionin si efi dhe të tjerë që kur dolën e mbështetën ndërsa Kiara kur gjithë shpia ishte kundër luizit ajo e mbështeti dhe jo kta të tjerët

  • alex: 04/07/2023 09:29

    cdo dite te kam peshendetur pa fund po sot nuk po me pelqen fare o luiz pas suksesit te merituar qe te gjithe e deshiruam merresh me te tjeret shiko veten e mos lendo te tjeret kush eshte i zoti i del balle vete situates.

    Përgjigju
  • Rozafa: 04/07/2023 09:28

    Gjynah ky rreziku Ronaldo me femra rrin si me ken me motra,ktij do jet prish impjanti gazit!!

    Përgjigju
  • tirona: 03/07/2023 23:12

    te paska hyre vetja ne qef ty o luiz.mos harro shijo famen tende se po ta kishte kjara famen tende nuk do te shikonte as me sy.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?