“Jam hajdut, por edhe unë kam një zemër", ky është shënimi i lënë brenda një makine të vjedhur nga një çift i sapomartuar në via Zara, në Foggia.
Pas martesës së kremtuar në komunë, një çift të sapomartuarish kishin vendosur të kalonin natën në një hotel pranë stacionit hekurudhor Foggia, ku parkuan makinën, brenda së cilës ndodheshin fustani i nusërisë dhe kostumi i dhëndrit dhe djalit të çiftit.
Mirëpo në mëngjes, makina e çiftit ishte zhdukur bashkë me rrobat e tyre, të cilat do të donin t’i kishin kujtim për gjithë jetën.
Teksa rasti u denoncua në polici, ku çifti i shqetësuar rrëfeu përjetimet e ngjarjes fill pas një dite të mbushur plot me lumturi, karabinierët gjetën një makinë të braktisur pak më tutje nga vendi ku ishte parkuar makina e çiftit.
Në këtë moment polici, vuri re nga xhami i makinës së braktisur veshjet ceremoniale dhe menjëherë kuptoi se ishte makina e vjedhur në natën e së shtunës dhe të dielës së kaluar nga një çift i sapomartuar.
Në makinën e braktisur, hajduti i cili kishte vjedhur makinën dhe më pas e kishte lënë në mes të rrugës kishte edhe një shënim për çiftin: Jam hajdut por edhe unë kam një zemër.
Kjo histori me kujtoi nje tjeter rast treguar nga nena ime,ndodhur ne kohen e Xhaxhit ne Tirane.Nena ime sapo kishte filluar pune si infermjere ne spitalin qendror ne Tirane (me vone do te shkonte ne nje qytet tjeter).Ne QSUT e sotme punonte nje mjek qe jepte leksione dhe ne fakultet.Emrin nuk po ja jap,per te ruajtur privatesine e gjendjes se tij civile dhe te familjes e te afermve qe mund te kete.Zoteria merrte cdo dite urbanin per ne pune dhe nje dite i kishin vjedhur portofolin duke udhetuar.Pas disa ditesh hajduti ja kthen ne menyre anonime ne spital,ose polici(nuk me kujtohet mire), pa i marre asgje,por i kishin shtuar nje cope pusulle ku i shkruante me dialektin tiranas:-/Te morrte dreqi te morrte,alamet zotnie e vetem me 150 leke me vete!/ Mjeku kishte mbetur shume i habitur dhe ua tregonte e ritregonte kolegeve e shokeve te punes ne spital me shume humor e duke qeshur permbajtjen e letres.
Përgjigju