Godina ku ndodhi vjedhja

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

12 Gusht, 07:18| Përditesimi: 12 Gusht, 08:29

  • Share

Itali- Hajdutë profesionistë bastisin shtëpinë e një ish-gazetari parlamentar të RAI-t në Itali (ka mbulur zhvillimet e Parlamentit), duke arritur të hapin dhe marrin nga kasaforta një shumë që shkon në të paktën 1 mln euro.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në një apartament në veri të Romës. “Skifterët” sipas raportimit të “tgcom24” kanë hyrë në shtëpi teksa pronarët gjendeshin brenda dhe ishin duke fjetur.

Nga hetimet paraprake të autoriteteve ligjzbatuese italiane, rezulton se banditët u ngjitën në ndërtesë dhe arritën të hynin nga një dritare. Kur çifti u zgjua, ata gjetën të gjithë shtëpinë në rrëmujë, përveç dhomës së gjumit.

“Viktimat besohet të jenë një ish-gazetar parlamentar i RAI-t, Domenico Del Giudice, dhe gruaja e tij, të dy mbi të tetëdhjetat. Policia e komisariatit të Ponte Milvio po heton rastin”, raporton media në fjalë.

Hajdutët, identiteti dhe nacionaliteti i të cilëve ende nuk është bërë i njohur, arritën të ngjiteshin si akrobatë në katin e tretë të pallatit, edhe pse grilat e dritares ishin mbyllur, duke hyrë brenda vjedhurazi. besohet se ata kanë pasur informacion paraprak se pronari i shtëpisë posedonte shuma të konsiderueshme parash, ose edhe mund ta kenë vëzhguar.

Më pas ata kanë arritur të gjejnë çelësin e kasafortës nga i kanë marrë gjërat me vlerë dhe paratë. Ikja e tyre ishte pa zhurmë, pasi çifti i të moshuarve nuk arriti që t’i ndjente, teksa ekspertët shpresojnë të zbulojnë gjurmë daktiloskopike dhe t’i krahasojnë me krimet e ngjashme apo kartelat hetimore.

Hetimet po bëhen nga Komisariati i Ponte Milvio, së bashku me policinë shkencore dhe po kontrollohen kamerat e vëzhgimit në rrugë apo dhe në godinë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?