Hajdutët i vodhën shtëpinë e prindërve me familjarët brenda, Pochetino zëvendëson me urgjencë Di Maria-n

15 Mars 2021, 09:35| Përditesimi: 15 Mars 2021, 09:37

  • Share

Angel Di Maria është detyruar të ndërpresë në mes ndeshjen e tij me Paris SG kundër Nantës për shkak se shtëpia e prindërve të tij është sulmuar nga hajdutët.

Rreth minutës së 60 të ndeshjes drejtori sportiv Leonardo thërret trajnerin Pochetino, të cilit i kërkon të zëvendësojë argjentinasin. Trajneri nuk mendohet dy herë dhe pas zëvendësimit së bashku me Di Maria-n largohet në dhomat e zhveshjes ku edhe i shpjegon situatën.

Sigurisht që ai ishte i tronditur, pasi hajdutët kishin thyer shtëpinë ndërkohë që familjarët ishin aty. Gjithsesi pas sqarimit të situatës Di Maria u rikthyer të shihte ndeshjen në minutat e fundit dukshëm me një shqetësim të madh.

Lajmi shokues në fund të ndeshjes ishte se edhe shtëpia e prindërve të Marquinho-s ishte vjedhur nga hajdutët.

Përsa i përket ndeshjes Paris SG e humbi me rezultatin 1-2, por në fund të ndeshjes trajneri Pochetino u shpreh se gjatë pjesës së dytë nuk u fol për futboll, por për atë që ndodhi me futbollistët e tij.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?