Bota

Hajdutët në shtëpinë e ish lojtarit të Juventusit Claudio Marchisio, vjedhin para dhe bizhuteri

30 Tetor 2019, 15:45| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 15:58

  • Share

Ishte një natë e frikshme ajo e djeshmja për ish lojtarin e Juventusit Claudio Marchisio.

Në orën 21:30 minuta, pesë hajdutë u futën brenda në shtëpinë e tij, në vilën e Vinovo, në brendësi të Torinos.

Me fytyrat të mbuluara, dy nga pesë prej hajdutëve ishin të armatosur me pistoletë.

Ata depërtuan në brendësi të vilës duke hyrë nga një prej dritareve dhe u përballën me Claudio Marchisio dhe gruan e tij që ishin në shtëpi.

Sipas një rikonstruksioni të parë të ngjarjes, bashkëshortët Marchisio ishin duke shikuar televizor në divan kur një armë u drejtua mbi kokat e tyre.

Hajdutët e pyetën Çiftin Marchisio se ku ishte kasaforta, por ata iu përgjigjën se ata nuk kishin një të tillë.

Pastaj ata kontrolluan gjithë shtëpinë duke rrëmbyer para, bizhuteri në ar, madje edhe disa veshje.

Pasi morën ato që donin, 5 hajdutët u larguan pa dëmtuar njëri.

Vila ku jeton Marchisio, ruhet nga një sistem i sofistikuar i kamerave dhe prej tyre karabinierët shpresojnë për të identifikuar dhe kapur kriminelët.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?