Hajduti shqiptar vjedh bizhuteri me vlerë rreth 150 mijë euro, gabimi që çoi në zbulimin e identitetit të tij

3 Prill, 22:19| Përditesimi: 3 Prill, 22:22

  • Share

Një 45-vjeçar shqiptar është kthyer kryefjala e mediave franceze për shkak të vjedhjeve të tij me vlera të mëdha.

Raportohet se shqiptari është i përfshirë në vjedhjen e dy banesave në Villepreux (Yvelines) në 29 tetor 2021, ku ka arritur të shtjerë në dorë një “thesar të vërtetë” të argjendarit të famshëm Cartier.

Gjatë bastisjes së njërës prej shtëpive ai kishte arritur të merrte bizhuteri të shumta të blera nga një punonjës i Cartier.

Sipas mediave franceze, mes tyre gjendej një orë ari me vlerë 69 000 euro dhe një unazë panterë prej ari të bardhë me 175 diamante të vogla e vlerësuar në 19 800 euro. Në thesarin e vjedhur prej tij kishte edhe një gjerdan amuleti 20 200 €, një unazë 5 620 €, dy ora të tjera 18 400 € dhe 4,050 €… Në total, “plaçka” që ai arrti të bënte arrinte në 150 000 €.

Dhe asgjë nga këto nuk u gjet më. Hajduti i grabitjes nuk ishte gjetur derisa u bë krahasimi i një shenje gishti dhe një gjurme ADN-je që ai kishte lënë në vendin e ngjarjes. Nga kjo u vu re se autori ndodhej ndërkohë në burg i arrestuar për një tjetër vjedhje. Ai po vuan ndërkohë një dënim prej 18 muajsh në qendrën e paraburgimit Bois-d’Arcy.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat franceze do të gjykohet më 14 maj 2024 nga gjykata e Versajës. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari kishte lëvizur edhe në Marok dhe Spanjë, por mesa duket në Francë kishte gjetur terrenin për ambiciet e tij kriminale. Prej hyrjes së tij në këtë vend, disa muaj më parë, atij i janë atribuuar rreth 30 akte.

Ai përdorte një metodologji shumë të thjeshtë: thyente një derë apo një dritare, hynte, merrte gjithçka gjente dhe vlente dhe më pas largohej. Përballë akuzave, shqiptari nuk foli duke kërkuar kohë. Në pritje të gjykimit, ai do të mbahet në paraburgim.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?