Hakan Calhanoglu do të qëndrojë te Interi. Pas njoftimit nga agjenti i tij, Gordon Stipic, mesfushori turk i cili mbërriti në 'Appiano Gentile' pasdrekën e të mërkurës, u përgjigj drejtpërdrejt.
"Dëmtimi i këmbës? Gjithçka është në rregull. Pushimet e mia ishin pak të vështira, me shumë spekulime. Por ne gjithmonë kemi qenë në kontakt me klubin. Kam punuar shumë, kam përfunduar të gjitha përgatitjet dhe jam rikthyer në formën më të mirë. Jam i lumtur që jam rikthyer.
Shumë thashetheme për transferime - Si çdo vit, megjithëse pak më shumë këtë herë. Nuk thashë asgjë sepse doja që njerëzit, tifozët tanë, të më shihnin kur të kthehesha këtu. Nuk mendoj se është e drejtë të flasësh gjithmonë.
A je i lumtur që do të qëndrosh? Sigurisht që jam, jam lojtar i Interit dhe gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj këtu.
Ndoshta mund ta rinovosh - Le të shpresojmë... Do të shohim çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme, por qëllimi im është të jem këtu dhe të fitoj trofe.
A keni folur me Lautaron? Po, sigurisht. Jemi profesionistë, jemi të pjekur. Gjithçka është sqaruar, s’ka problem. Kur të kthehet kapiteni, thjesht do ta përqafojmë; me të drejtë është me pushime tani. Ishim plot energji, tani jemi më të relaksuar dhe do të shohim përpara", tha ai.
Calhanoglu, i cili humbi Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një dëmtimi, mbërriti në grumbullim disa ditë para kampit stërvitor të zikaltërve, i planifikuar për të shtunën. Lojtarët e tjerë si Bisseck, Pavard dhe Zielinski mbërritën po sot.
Blerja e re Ange-Yoan Bonny pritet gjithashtu këtë pasdite. Calhanoglu pritet të takohet me drejtuesit e Interit sot, të cilët janë të pranishëm si zakonisht në qendrën stërvitore të klubit.
Komente
