Foto ilustruese

Hakerat futen në rrjetin kompjutetik të FBI në New York, incidenti po hetohet, ende nuk dihet origjina

17 Shkurt 2023, 18:09| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 18:16

  • Share

Një incident ka ndodhur brenda FBI pasi hakerat janë munduar të ndërhynë në rrjetin kompjuterik. Incidenti po hetohet dhe sipas deklaratës që FBI ka dhenë për Reuters thuhet se tani është nën kontroll.  

“FBI është në dijeni të incidentit dhe po punon për të marrë informacion shtesë”, tha agjencia në një deklaratë të dërguar me email për Reuters, pa dhënë detaje të mëtejshme.

CNN, i cili raportoi fillimisht incidentin duke cituar njerëz të informuar për këtë çështje, tha se zyrtarët e FBI besojnë se kishte të bënte me kompjuterë në zyrën e saj në Nju Jork, të cilët u përdorën për të hetuar shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

Nuk dihet menjëherë se kur ka ndodhur ngjarja. Një burim i tha CNN se origjina e hakimit ishte ende duke u hetuar.

Shkelja e FBI-së është e fundit në një seri incidentesh të profilit të lartë të hakerëve të qeverisë amerikane gjatë dekadës së fundit. Në fund të vitit 2020, zyrtarët zbulua një operacion të gjerë të spiunazhit kibernetik brenda rrjeteve të shumta federale nga hakerë të lidhur me inteligjencën ruse.

Në vitin 2015, Zyra e Menaxhimit të Personelit (OPM) njoftoi se gjithashtu ishte hakuar dhe se të dhënat e punonjësve federalë ishin vjedhur. Shkelja e OPM-së më vonë iu atribuua hakerëve kinezë.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • behi: 17/02/2023 18:27

    i pask sulmu rama per hakmarjre

    Përgjigju
    • Haha: 17/02/2023 18:56

      Jo po le ta krrujne me Ramen?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?