Hakerat iranianë sulmojnë faqen zyrtare të webit të INSTAT! Insituti i Statistikave: Nuk cenohen të dhënat e Censit

1 Shkurt, 11:15| Përditesimi: 1 Shkurt, 22:13

  • Share

Grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT).

Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e webit të instat.gov.al.

Aktualisht faqja në web është e paaksesueshme. Faqja online sipas INSTAT është sulmuar më 31 janar 2024. INSTAT në një reagim në rrjetet sociale nën me dije se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

INSTAT bën me dije se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet kompetente për të hetuar dhe identifikuar burimin dhe motivet e sulmit kibernetik dhe gjithashtu për të rikthyer funksionimin normal të sistemeve të saj informatike dhe për të forcuar masat e sigurisë kibernetike. 

'INSTAT informon opinionin publik se në datën 31 janar 2024, sistemet e saj informatike kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar.

INSTAT ka reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e  mundshme nga sulmi. INSTAT ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokollet e  emergjencës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve statistikore.

Aktualisht, nga ekzaminimet e para të kryer nga ekspertët e Teknologjisë së Informacionit, disa nga sistemet e INSTAT janë ndikuar nga sulmi. Përgjigja e menjëhershme e INSTAT përfshin ndihmën e ekspertëve kombëtarë të sigurisë kibernetike, të cilët po bashkojnë burimet e tyre për të kryer një hetim të hollësishëm mbi këtë sulm. Objektivat kryesore përfshijnë përcaktimin e shkaqeve themelore të sulmit, vlerësimin e shtrirjes së dëmit dhe hartimin e zgjidhjeve efektive për të zbutur rreziqet e ardhshme.

INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

INSTAT po bashkëpunon ngushtë me autoritetet kompetente për të hetuar dhe identifikuar burimin dhe motivet e sulmit kibernetik dhe gjithashtu për të rikthyer funksionimin normal të sistemeve të saj informatike dhe për të forcuar masat e sigurisë kibernetike. INSTAT falënderon publikun për mirëkuptimin dhe mbështetjen e treguar në këtë situatë të  jashtëzakonshme. INSTAT vlerëson lartë besimin e qytetarëve dhe partnerëve në punën e saj dhe  angazhohet të vazhdojë të ofrojë statistika zyrtare të besueshme, të sakta dhe të pavarura.'- njofton INSTAT.

Njoftimi i Homeland Justice në rrjetet sociale

Lajm në përditësim...

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Muji Leka: 02/02/2024 10:12

    Nuk e dine keto qe neve sna plas fare. Lodhen kot te merren me ne. Ne na kane patronazhistet cdo gje ca na hyne ne sy keto budalliqe te Iranit. Ikni o brekegrusur meruni me veten tuaj se me ne ka kush meret EDvini.

    Përgjigju
  • Flora: 01/02/2024 23:33

    Po normale. Sektori "kibernetik" iranian ke rruga Kavajes sapo mori vesh per INSTAT e nisi sulmin. Aq rendesi ka per "Iranin" saqe mes krizes ne Gaza, sulmeve proxy sidomos Huthi, dhe kercenimit se fundmi prej SHBAve dhe me tjetren ane nga shteti slamik (pirthi mu ne te) Ajatallahi e ka menjen ke kamandar Rama dhe instati... edhe ato pergatisin te tilla prralla ose "kombinacione" duket sa te varfer jane ne ide.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?