Hakerat iranianë sulmuan faqen e webit: Kemi vjedhur të dhënat e Censit 2023! Reagon INSTAT: Nuk ishin objekt i sulmit

2 Shkurt, 14:20| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:58

  • Share

TIRANË- Hakerat e “Homeland Justice”, të cilët një ditë më parë sulmuan faqen e Instituti të Statistikave, reaguan duke njoftuar se kanë akses në të gjitha të dhënat e INSTAT, përfshirë dhe ato të Censit 2023.

Në faqen e tyre në telegram shkruajnë se kanë arritur të marrin 100 terabajt të dhëna, ku përfshihen edhe të dhënat e censit, që sipas tyre janë kopjuar dhe hequr nga serverët.

“INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe Censit. Të dhënat gjithashtu janë kopjuar dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në Atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush”, shkruajnë ata.

Ndërkohë Instituti i Statistikave pas sulmit deklaroi sot (2 shkurt) se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi.

'Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë. Sulmi kibernetik i cili synoi të dëmtojë të dhënat e INSTAT ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi. Ekipi teknik i INSTAT menjëherë aktivizoi protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme.'- njofton INSTAT.

Pyetja që lind është a arritën dot hakerat të vjedhin dhe heqin nga serverat të dhënat e Censit? 

Ora 15:52
Sulmi kibernetik, reagon sërish INSTAT: Të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i sulmit

1692628202_instat.jpg

Instituti i Statistikave ka reaguar sërish pas sulmit kibernetik që preku sistemin më 31 janar 2024. Në një postim në rrjetet sociale, INSTAT bën të ditur se do të shtyhet publikimi i statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë.

Sipas INSTAT sulmi ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. Por megjithatë INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi.

Më tej bëhet me dije se INSTAT do të vazhdojë aktivitetin e tij statistikor dhe do të përdorë mjete alternative komunikimi si adresa e email-it [email protected] dhe kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook.

‘Tiranë, më 02 Shkurt 2024: Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë. Sulmi kibernetik i cili synoi të dëmtojë të dhënat e INSTAT ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë.

INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi. Ekipi teknik i INSTAT menjëherë aktivizoi protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme.

INSTAT do të vazhdojë aktivitetin e tij statistikor dhe do të përdorë mjete alternative komunikimi si adresa e email-it [email protected] dhe kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook.

INSTAT i kërkon ndjesë publikut për këtë pamundësi ofrimi shërbimesh momental që shkaktoi ky incident dhe siguron publikun se po punon intensivisht për të rikthyer shërbimet e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

INSTAT do të njoftojë datat e reja të publikimit dhe falënderon përdoruesit, partnerët dhe veçanërisht ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) për ndihmën dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe deri në funksionimin e plotë të gjithë sistemeve të Teknologjisë së Informacionit të INSTAT.

INSTAT mbetet i angazhuar për të siguruar statistika zyrtare me cilësi të lartë dhe të besueshme për përdoruesit.’- njofton INSTAT.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?