foto ilustruese

Bota

Hakerët kërkojnë të vjedhin bankën më të madhe të Maltës, por pa skukses

15 Shkurt 2019, 03:47| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 05:42

  • Share

Banka më e madhe e Maltës ”Bank of Valletta” është sulmuar nga disa hakera janë përpjekur të marrin një shumë prej rreth 13 milionë eurosh, njoftoi kryeministri, Joseph Muscat. Hakerët janë përpjekur të transferojnë fonde në disa banka në Republikën Çeke, në Hong Kong në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Në panik, qeveria ka bllokuar kodet e sigurisë të sistemeve duke mbyllur degët dhe bankomatët dhe ndërpreu transaksionet bankare nga smartfonët dhe në internet si dhe në email-et e brendshme. Pas ngjarjes Bank of Valletta ka njoftuar se anjë prej llogarive të klientëve nuk është rrezikuar nga sulmi kibernetik. Drejtuesit e bankës u shprehën shërbimet do t’i kthehen normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur.

”Hakerët janë përpjekur të transferojnë fonde në disa banka në Republikën Çeke, në Hong Kong në Britaninë e Madhe dhe SHBA”, sqaroi Muscat në Parlament.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?