Foto ilustruese

Bota

Hakerët ndërhyjnë në postën elektronike të FBI-së, nisin mijëra email-e

14 Nëntor 2021, 17:04| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 17:07

  • Share

Hakerët kanë sulmuar postën elektronike të Byrosë Federale të Hetimit të shtunën dhe kanë dërguan prej andej me dhjetëra mijëra mesazhe ku paralajmërohej një sulm i mundshëm kibernetik, bëri të ditur vetë agjencia dhe specialistë të sigurisë.

Emailet e rreme dukej se vinin nga një adresë e ligjshme email-i e FBI-së që përfundonte me @ic.fbi.gov, thuhej në një deklaratë të FBI-së.

Megjithëse pajisjet kompjuterike që u prekën nga incidenti "u çaktivizuan menjëherë sapo u zbulua sulmi ", FBI-ja shtoi se "situata është ende në zhvillim e sipër".

Hakerët dërguan me dhjetëra mijëra email-e duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm kibernetik, shkruante organizata për gjurmimin e kërcënimeve "Spamhaus Project" në llogarinë e saj në Twitter.

"Spamhaus" postoi në Twitter një kopje të një email-i të dërguar, me subjekt: "Urgjente: Aktor kërcënues në sistem". Email-i përfundonte me një nënshkrim nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

FBI-ja është pjesë e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Bloomberg News raportoi rreth këtij incidenti të shtunën. Në deklaratën e FBI-së thuhet se si FBI-ja ashtu edhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, janë në dijeni të këtij incidenti./VOA/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?