TIRANË- Pas bllokimit të 1200 shërbimeve publike online, prej sulmit kibernetik nga jashte vendit, qeveria miratoi aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë të konventës për krimin kibernetik mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike të Komisionit Evropian.
Protokolli i përpiluar në Strasburg, parashikon krijimin e ekipeve të përbashkëta investigative mes ekspertëve europianë dhe shqiptarë, për të lehtësuar hetimet ose procedimet penale. Pavarësisht rikthimit në normalitet të shërbimeve publike online, gjetja e provave elektonike për të zbuluar hakerat që sulmojnë hapësirën virtuale, është prioritet i konventës europiane, me qëllim përmbylljen e plotë të hetimeve dhe përgjigje efektive të drejtësisë penale.
Gjithashtu Komisioni Europian pritet të sigurojë të gjitha masat e duhura teknologjike, fizike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht kundër humbjes së aksesit ose shkatërrimit të paautorizuar të të dhënave.
Në momentin e parë, ku konstatohet një incidenti sigurie, në të cilin ekziston një rrezik, Komisioni Europian do të vlerësojë menjëherë përmasën e krimit kibernetik dhe do të ndërmarrë masat e duhura. Shqipëria mund t'i transferojë të dhënat personale një shteti apo një organizate tjetër ndërkombëtare vetëm pasi ka marrë autorizimin paraprak.
Në klauzolat e protokollit thuhet se “me qëllim ruajtjen e informacioneve konfidenciale, Shqipëria do të mund të transferojë të dhëna vetëm nëse ekziston një marrëveshje ndërkombëtare reciproke që krijon një kornizë gjithëpërfshirëse, e cila është e zbatueshme për transferimin e të dhënat personale për qëllimin e parandalimit, zbulimit, hetimit dhe ndjekjes penale të veprave penale, dhe që parashikon që përpunimi i të dhënave personale.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Protokolli i përpiluar në Strasburg
As Ukrahina nuk i dergoi te dhenat e saja jasht shtetit ne kete periudhe lufte. Po korrupsioni e tenderat e bejn kte gje.
PërgjigjuVetëm në Bruksel ose luksemburg ose në Vatikan ndryshe e mori lumi kete vend !
PërgjigjuPo nese bie zjarr ku do cohen te dhenat se duket nuk e keni parashiku kete
PërgjigjuTe fala besnikut