Foto ilustruese

Hakeroi gjigantët e teknologjisë dhe nxori pamje nga video-loja GTA 6, 18-vjeçari që ‘trazoi’ rrjetin është shqiptar

16 Korrik 2023, 19:57| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 19:58

  • Share

Adoleshenti i akuzuar për hakerimin dhe më pas shantazhimin e një sërë kompanish, është 18-vjeçari shqiptar, Arison Kurtaj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6.

Megjithatë, i riu e ka një shans që të shpetojë pa u lagur edhe pse është duke u gjykuar për 12 vepra penale duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik. Rueters raporton se  i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar.

Përveç GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet source në internet.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?