Haki Çako: Rreth 4 orë që luftohet me zjarrin masiv te fabrika e bojërave Deutsch Color, mori këto përmasa për shkak të lëndëve kimike

24 Shtator 2023, 00:27| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 01:26

  • Share

 

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako në një lidhje për Report Tv ka dhënë detaje mbi zjarrin që ka rënë në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë Durrës. Çako tha se zjarri ka marrë këto përmasa për shkak të lëndëve kimike.

“Ka rreth katër orë që luftohet me një zjarr masiv të rënë në fabrikën e prodhimit të bojërave DC. Janë aktivizuar zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë e prefekturës së Tiranës. Është një zjarr i cili ka marrë përmasa edhe për shkak të lëndëve kimike apo produkteve në prodhim. Është vënë nën kontroll dhe zjarri vazhdon.

Rrezikshmëria më e madhe i përket zjarrfikësve që janë afër zjarrit që ka temperatura të jashtëzakonshme dhe temperaturës që krijon djegia e kimikateve. Për banorë nuk ka rreziqe të tilla.

Nuk ka pasur nevojë për evakuim banorësh. Vendi i zjarrit është rrethuar.  Ka djegie të lëndëve, sepse lënda e parë është e përqendruar te fuqia apo paketime të ndryshme të cilat janë në djegie e sipër. Shpresojmë që sa më shpejt ta eleminojmë".


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Zjarr i madh në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë - Durrës! Pas 5 orësh izolohen flakët


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?