Sport

Hakik Çekiçi, nga imam në trajner ambicioz në fushë: Ëndrra është një stadium në Bulqizë

23 Shtator 2022, 11:24| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 14:12

  • Share

Hakik Çekiçi nuk është banorë i zakonshëm i Bulqizës. 45-vjeç, mësues i edukimit fizik në shkollën “Shefqet Tançi”, në të njejtën kohë administrator dhe trajner i ekipit të qytetit, që këtë sezon për herë të parë e ngjiti në Kategorinë e dytë. Në të kaluarën Çekiçi ushtronte profesionin e imamit në xhami, një besim që e predikon edhe sot.

“Kam qenë dhe është një pasion, profesion i nderuar, të jesh mësues në xhami, por kjo s’ka ndikuar aspak në xhami. Jam besimtarë i rregullt dhe e ushtroj me kënaqësi,”-u shpreh Hakik Çekiçi, trajner i Bulqizës.

Klubi i futbollit është pasioni më i madh i 45-vjeçarit. Për fatin e mirë në aspektin sportiv po njeh rritje, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë në lidhje me insfrastrukturën, që e pengon të luajë në Bulqizë.

“E kemi marrë ekipin në kategorinë e tretë dhe me një punë shumë të madhe e kemi ngjitur në kategorine e dytë. Për fatin e keq, për arsyen teknike, stërvitet në Tiranë, por shpresoj që së shpejti të kthehemi në Bulqizë pasi na ka munguar fusha na ka munguar tifozlliku,”-tha Hakik Çekiçi, trajner i Bulqizës.

Kohën më të madhe para se të futej në rrugën e trajnerit, Hakik Çekiçi është marrë edhe me bletë rritjen, por ai qesh kur e kujton. Ishte më tepër pasion sesa profesion… thotë burri me besimin që djemtë e tij të stërviten fort e të bëjnë gola

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?