Rusia ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve gjermanë në përgjigje të dëbimit të fundit të dy diplomatëve rusë nga Gjermania. Berlini javën e kaluar akuzoi Moskën se ka gisht në vrasjen së një ish-militantit çeçen.
Kriza diplomatike midis Rusisë dhe Gjermanisë është përshkallëzuar për shkak të vrasjes së separatistit çeçen, Zelimkhan Khangoshvilian, në Berlin.
Këtë mëngjes Moska zyrtare thirri ambasadorin gjerman për ta informuar për dëbimin e dy diplomatëve të tij nga Rusia.
Ministria e Jashtme gjermane reagoi duke pretenduar se ky ishte "një sinjal i gabuar" dhe "i pajustifikuar". Kremlin gjithashtu ka këmbëngulur - duke mohuar Berlinin - se ka kërkuar ekstradimin e atij që Vladimir Putin e quajti "një bandit" dhe një terrorist anti-rus ditë më parë.
Ndërkohë, hetuesit gjermanë vazhdojnë të hetojnë historinë e vitit në fushën e spiunazhit.
Shumë media insistojnë se vrasja e ish liderit çeçen, me pasaportë gjeorgjiane, në zemër të Berlinit në fund të muajit gusht, konfirmon ekzistencën e një skuadre të vërtetë vdekjeje që Putin ka lëshuar nëpër botë për të vrarë disidentët e ikur nga Rusia, biznesmenë dhe dëshmitarë ‘të pakëndshëm’.
Sipas gazetës Spiegel, ky grup vrasësish janë pjesë e një departament special të shërbimeve sekrete ruse ‘GRU’, i specializuar për vrasje dhe komplote.
Komente

Cojini naton putinit dhe hiqeni. Vetem atehere bota do te bjere ne qetesi
Përgjigju