Donald Trump dhe Vladimir Putin

Bota

Hakmarrja e Putin për dëbimin e diplomatëve, vjen paralajmërimi i Trump: Do merremi me këtë!

30 Mars 2018, 10:43| Përditesimi: 30 Mars 2018, 10:47

  • Share

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë shprehur pakënaqësi lidhur me dëbimin e diplomatëve nga Rusia duke shtuar se ky është një tregues se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë përkeqësuar edhe më tej, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Shtëpisë së Bardhë për marrëdhënie me publikun e ka vlerësuar si hap të keq vendimin e Rusisë për dëbimin e diplomatëve amerikanë dhe mbylljen e konsullatës në Shën Petersburg. 

"SHBA-të dhe më shumë se 20 vende anëtare të NATO-s kanë sanksionuar në mënyrë adekuate Rusinë për përjashtimin e agjentëve dhe skandalit në Britani të Madhe. Përgjigjja ruse ndaj kësaj nuk është e papritur dhe SHBA-të do të merren me këtë", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi më herët se Rusia do t'i përgjigjej në mënyrë adekuate të gjitha vendeve që i dëbuan diplomatët rusë pas helmimit të një ish agjenti rus dhe bijës së tij në Britani. 

Rusia dje urdhëroi dëbimin e gjithsej 60 diplomatëve amerikanë, të cilët duhet të largohen nga vendi jo më vonë se më 5 prill. Vendimi përfshin edhe mbylljen e Konsullatës Amerikane në Shën Petersburg.

Ish-agjenti rus, 66-vjeçari Sergei Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare Yulia, u gjetën pa vetëdije në Salisbury të Anglisë dhe u dërguan në spital. Britania ka akuzuar Rusinë për helmimin e Skripal, gjë të cilën presidenti rus Vladimir Putin e mohoi kategorikisht.

Londra zyrtare pretendon se sulmi është kryer duke përdorur helmin nervor Novichok të cilin forcat sovjetike e kanë përdorur në Luftën e Dytë Botërore. SHBA-të dhe të paktën 27 vende të tjera dëbuan të paktën 144 diplomatë rusë pas skandalit dhe urdhëruan mbylljen e konsullatës ruse në Seattle. Australia gjithashtu dëboi dy diplomatë rusë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?