Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe presidenti Ilir Meta

Opinion

Hakmarrja politike e PSD-së ndaj LSI-së, që rezultoi feniksi i vërtetë

28 Prill 2021, 13:57| Përditesimi: 28 Prill 2021, 13:59

  • Share

Monika Kryemadhi, por edhe të tjerë, kryesisht panelistë e politikanë kanë folur këto ditë përatë argument që ata e quajnë anomaly që LSI ka marrë 100 mijë vota në rang kombëtar dhe 4 deputetë gjtihsej, ndërsa PSD me 30 mijë ka marrë 2 deputetë.

E kjo logjikë po përdoret si një argument, sipas të cilës ekziston një padrejtësi nga lart që ka sjellë këtë anomali.

Në fakt, ky nuk është fare argument, pasi ne nuk kemi një sistem kombëtar proporcional, ku një forcë politike merr mandate në bazë të përqindjeve në shkallë vendi, porn ë bazë qarku.

LSI në vitin 2009 mori 73 mijë vota në rang kombëtar por fitoi vetëm 4 deputetë. Në vitin 2017 mori 223 mijë vota, e fitoi 19 deputet në thuajse të gjitha qarqet e vendit.

Analiza e psesë që 100 mijë vota të LSI-së u konvertuan vetëm me 4 deputetë më 25 prill, duhet bërë e plotë dhe me detaje, sipas rastit, duke analizuar në radhë të parë të dhënat që vijnë nga votat e çdo qarku dhe kontekstin e tyre të plotë.

E këtu vërtetë ka shumë pika për të diskutuar, që nga kandidatët, fushata, mungesa e një kohezioni me PD-në, një rivalitet real me partinë e Lulzim Bashës në bazë, rolin e Ilir Metës, ikjen e njerëzve të LSI-së te PS që u cilësuan si çlirim, por ishin realisht dëm etj etj.

Ikja nga realiteti dhe përdorimi i vetëm një këndvështrimi nuk është analizë, por thjesht bishtnim e shmangie e saj.

Tanis a për fenomenin PSD, duhet thënë se ai rezultat që ka dalë nga kutitë e votimit, nuk se është një rruge në qiell të pastër.

PSD 4 vjet më parë doli parti e tretë në Shkodër, e që u konfirmua edhe këtë herë. Ku në Shkodër nga 1 dyfishoi votat dhe mori 2 deputetë. Ndërkaq mori 1 në Tiranë.

Është e çuditshme sesi bëhet një koment sipërfaqësor për këtë fenomen, që nuk është fare një realitet i ri në politikën shqiptare.

Në të shkuarën kemi pasur PDIU-në, e cila ka marrë deputet në Tiranë, Fier, Elbasan, ku kishte përqëndruar njerëz me influencë, e ku kishte komunitet çam, e që më pas u shtri edhe në Dibër, edhe pse nuk ka komunitet çam.

Po ashtu edhe PBDNJ ka pasur influencë në qarqet e Vlorës, e Gjirokastrës pjesërisht, pak në Korçë, ku nga ana tjetër ka qenë aktive partia e minoritetit maqedonas.

Ndërkaq, PSD nuk se është një parti që doli nga hiçi. Partia që u themelua nga Skënder Gjinushi ka qenë aktive në 30 vite në jetën politike shqiptare. Në vitin 1992 ka pasur një grup parlamentar 5 deputetësh, në 1997, 17 deputetë, në 2001, 7 deputetë, në 2005 5 deputetë.

Me daljen e LSI-së, PSD u penalizua e para, pasi rolin e saj e zëvendësoi Ilir Meta, si parti e së majtës. Gjinushi e ka thënë disa herë këtë fakt në intervista të ndryshme. Me largimin e tij nga drejtimi i PSD-së, e marrjen prej Tom Doshit, kjo forcë politike u përqendrua kryesisht në Shkodër, Ku Doshi, i larguar nga PS e atashoi tek baseni i votave të influencës së tij në qarkun verior.

Nëse shikon edhe zgjedhjet lokale të 2019, PSD ka ecur fort sin ë SHkodër, Maqësi të Madhe, Pukë dhe Vaun e Dejës. E kjo shtrirje i dha frytet edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

E kësaj here, Doshi shfrytëzoi nëj realitet lokal në Kamëz ku zgjodhi një kandidat me influencë, i cili i siguroi PSD-së një mnadat deputeti në qarkun Tiranë.

Kush nuk do ta shohë, thjesht se mbulon dot realitetin, pasi në çdo zgjedhje vitet e fundit, PSD ka marrë vota, por nuk ka siguruar mandate. Në 2017 dhe sot, ja arriti.

Është një dialektikë normale politike që nuk lindi nga asgjëja, por ka shkak dhe arsye. Duket se avazh avash po përjetojmë një “hakmarrje” të partisë së Gjinushit ndaj partisë së Ilir Metës, që po shkon drejt rrudhjes përfundimtare.

Feniksi në këtë rast po rezulton PSD-ja që lindi nga hiri i forcës që e shkatërroi LSI-ja. Është thjesht karma…/ Gazeta Tema 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?