Radoje Zviter dhe vendi ku dyshohet se mund të jetë plagosur ose vrarë

Hakmarrjet mes klaneve kundërshtare mafioze ‘Kavaç’ dhe ‘Skaljar’! Ekzekutohet në Panama Radoje Zvicer, personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit?

3 Tetor 2022, 14:54| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 08:13

  • Share

Radoje Zvicer, kreu i bandës famëkeqe të drogës ‘Kavaç’ në Mal të  Zi, sipas informacioneve jo zyrtare thuhet se është plagosur, ,madje mund të ketë humbur dhe jetën në Panama.

Mediat malazeze thonë se ngjarja është mbuluar me fshehtësi dhe avokati Millosh Vuksanoviç, i cili përfaqëson familjen e Zvicer, ndërsa deklaroi se nuk mund ta konfirmojë dhe as ta mohojë këtë lajm, pasi nuk ka komunikim me klientin.

Sipas mediave vendase të Panamasë, të premten në këtë vend ndodhën vrasje  dhe për këtë është njoftuar edhe policia malazeze. Por, portali Standard bëri të ditur se Drejtoria e Policisë është njoftuar se asnjë nga viktimat nuk është Radoje Zvicer.

“Është e diskutueshme dhe nëse  Zvicra ishte në Panama .Të vrarët, siç rezulton, nuk përputhen as me përshkrimin e tij. Ai dyshohet se ka qëndruar në Stamboll në momentin e vrasjes së armikut të tij më të madh, liderit të klanit Skaljar, Jovan Vukotiç, dhe prej andej ka shkuar në Iran” thotë një burim nga strukturat e sigurisë.

Sipas disa të dhënave operative, dyshohet se ai ka shkuar nga Irani në Abu Dhabi dhe Dubai, por është e diskutueshme nëse ka arritur vërtet që andej të arrijë në Panama. Burimi thekson gjithashtu se tashmë është e qartë se anëtarët e klanit Kavaç dhe Skaljar po ndjekin njëri-tjetrin në të gjitha kontinentet.

“Atentate janë kryer pothuajse në të gjithë Evropën, ka pasur edhe raste kur janë vrarë pjesëtarë të klaneve në Amerikën Latine, ku kriminelët tanë kanë lidhje të mira. Kjo është një luftë shfarosjeje dhe nuk kanë më frikë nga asgjë” thotë burimi.

Lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer, i cili është në arrati që nga arrestimi i grupit të Veljko Belivuk në Beograd, që nga shkurti i vitit 2021 dhe është shpallur zyrtarisht si personi që do t’i bënte atentat presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Radoje Zvicer, kreu i klanit mafioz “Kavaç” dyshohet se është personi që ka porositur vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador.

Ergys Dashi, 34-vjeç nga Durrësi u ekzekutua më 22 janar, me rreth 20 plumba në një restorant në Guajakil, i cili është një port , i cili shërben për dërgimin e ngarkesa të mëdha droge në Evropë.

Kush ishte Ergys Dashi?
Ergys Dashi kishte lidhje me Plarent Dervishaj, kunati i Lul Berishës dhe Eldi Dizdarin, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të strehuar në Dubai, si vendi ku strehohen kriminelët shqiptarë për shkak se qeveria shqiptare nuk ka marrëveshje ekstradimi me autoritete në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit, ndërsa Eldi Dizdari njihet për lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. 

E madje, Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia italiane po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona. Trafiku i heroinës drejtohej nga shqiptari Ergys Dashi, në atë kohë vetëm 25 vjeç, i cili përfundoi pas hekurave pas një hetimi 3-vjeçar nga autoritete italiane në Pulia. Transporti i drogës, heroinë e cilësisë së shkëlqyer, bëhej përmes makinave të modifikuara. Droga shitej me një çmim konkurrues, si për të lejuar fitime të mëdha për ata që e blenë. 

Ekuadori, vendi ku ekzekutohen mafiozët shqiptarë

Ergys Dashi nuk është shqiptari i vetëm që ekzekutohet për shkak të prishjes së pazareve të drogës, më herët janë vrarë edhe Adriatik Tresa, i cili u vra në hyrje të shtëpisë së tij më 20 nëntor 2020 nga 6 persona të maskuar si policë. Ndërsa në mars të 2018 u vra  shqiptari Fadil Kaçaniç bashkë me të shoqen Fatime, po për shkak të trafikut të drogës. 64-vjeçari i vrarë barbarisht bashkë me gruan e tij ishte njeriu i cili porosiste drogën që menaxhonin shqiptarët në Europë. Ata u gjetën të vdekur në një zonë të banuar pranë qytetit të Guayaquil. Edhe në 2016 u vra shqiptari Ilir Hidri me 3 plumba pas koke po në Guayaquil.

Ekuadori ka një pozicion tejet strategjik, pasi ndodhet mes Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në Amerikën Latine. Prej vitesh aty janë vendosur edhe trafikantët shqiptarë të cilët e transportojnë më pas kokainën në Europë dhe në Shqipëri, ku janë me dhjetëra raste të kapjes së sasive të mëdha të kokainës përmes kontejnerëve të bananeve në Portin e Durrësit gjatë viteve të fundit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?