‘Hakmerret Pekini’, Presidenti kinez: Afrika do përfitojë e para vaksinën Covid

18 Qershor 2020, 12:58| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 12:59

  • Share

Në konflikt me Perëndimin, Presidenti Kinez Xi Jinping ka deklaruar se vaksina kineze kundër koronavirusit do të shpërndahet fillimisht në Afrikë

Udhëheqësi kinez u bëri thirrje institucioneve financiare kineze që të zhvillojnë "konsulta miqësore" me vendet afrikane "dhe të hartojnë marrëveshje për kredi tregtare me garanci sovrane".

Kina gjithashtu do të vazhdojë të ndërtojë spitale në të gjithë Afrikën.

Do të ndërtojë gjithashtu selinë e Qendrës Afrike për Kontrollin e Sëmundjeve në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.

Xi premtoi gjithashtu se pasi të përfundojë zhvillimi dhe përhapja e vaksinës në Kinë, vendet afrikane do të jenë ndër të parat që do të përfitojnë prej saj.

Kina aktualisht ka pesë kandidatë për vaksinën Covid, më shumë se çdo vend tjetër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?