Sport

'Halili të mos gënjejë në televizione', Ngoo: Nga Shqipëria më mungojnë shokët, firmos për çdo klub nëse vjen oferta e duhur

15 Dhjetor 2020, 10:22| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 16:07

  • Share

Michael Ngoo ishte një nga futbollistët vendimtar të Tiranës sezonin e kaluar kur bardheblutë fituan edhe titullin kampion. Ai realizoi 13 gola dhe dhuroi 18 asiste, por ‘bomberi’ anglez në fund të sezonit u rikthye në vendlindjen e tij, pasi mbylli kontratën me Tiranën. Por pas kaq kohësh zërat për një rikthim të tij kanë rilindur sërish.

Në një intervistë për Report Tv Ngoo thotë se kthehet vetëm me një kusht, në rast se presidenti i Tiranës, Refik Halili, i shlyen detyrimet e paprembetura në kontratë.

Ngoo: “Nëse më paguajnë pagat e prapambetura atëherë do të flasim për rikthimin. Edhe nëse ata thonë se e kanë bërë diçka të tillë le ta vërtetojnë me dokumenta ku të jetë edhe firma ime. Jam i sigurtë se nuk kanë ku ta gjejnë. Presidenti i klubit del dhe gënjen në televizione.”

Ngoo përveçse një futbollist i talentuar është shquar edhe për karakterin e tij të veçantë dhe impulsiv. I pyetur se çfarë i mungon më shumë nga Shqipëria ai thotë se janë shokët.

Ndërkohë ai e la të hapur mundësinë për t’u transferuar edhe te klube të tjerë përveç Tiranës nëqoftëse vijnë ofertat e duhura. Për të më herët është interesuar edhe Partizani, që aktualisht e ka merkaton e mbyllur.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?