Halit Valteri: Bardhi dhe Basha janë bashkë, do t’i marrin partinë Berishës

30 Prill, 22:53| Përditesimi: 30 Prill, 23:05

  • Share

Gjykata Civile e Tiranës rrezoi kërkesën e Gazment Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike zyrtare. I ftuar në “Repolitix” në Report Tv avokati Përparim Çaça e konsideroi lëvizje për konsum politik, duke theksuar se i rëndësishëm është vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD.

“Procesi kryesor është ai në apel që i vë vulën vulës. Të gjithë akrobacitë qoftë edhe gjyqësore për konsum politik nuk shërbejnë për asgjë. Derisa të kemi një vendim përfundimtar në regjistër të partive politike është ai zotëria”, tha Çaca.

Një skenar të ri shpalosi ish deputeti Halit Valteri, i cili tha se Basha dhe Bardhi janë bashkë.

“Nëse Rithemelimi është Bardhi dhe Berisha atëherë e merr Basha dhe Bardhi. Berisha është në ballkon. Basha është PD zyrtare paçka se e ka nxjerrë babai nga shtëpia, por ka çuar çunin kopil te babai për ti mbushur mendjen që t’i marrë partinë. Këta të dy janë bashkë, bardhi nuk do e lërë Berishën që të krijojë sigël tjetër dhe do bashkohen te Basha.”.

Në përpjekje për ta delegjitimuar, analisti Arben Meçe tha se Bardhi dhe Berisha po e legjitimojnë Bashën.

“Me këtë gjyq Bashës i lind e drejta të bëjë dhe kërkesë për largimin e foltoren. Çdo kërkesë e tyre për të delegjitimuar Bashën, ra. Basha me këto vendime gjyqi i merr zyrat. Por ajo që i vë vulën përfundimtare është fryma e Gjykatës së Lartë që ia kaloi çështjen Apelit. Pika e përçarjes në PD është Berisha.”

“Me strategjinë e tij Bardhi tentoi të bënte të pamundur legalisht rizgjedhjen e zotit Basha. Strategjia e bardhit ishte të pranohej dorëheqja publike e Bashës”, shtoi analisti Redi Varaku.


Lajmi kryesor:

Veliaj në SPAK, Valteri: Nuk mu duk i shqetësuar! Protesta? S’trembemi nga Gaz Bardhat! Analisti: Kryebashkiaku, lojtar i fortë


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?