Ilir Meta

Politikë

Përplasja me Bashën/ Halli i ri i Ilir Metës, shkarkimi! Dy rreziqet që mbart largimi nga Presidenca

23 Nëntor 2021, 07:16| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 07:44

  • Share

Ilir Meta pranoi dje se ka përdorur Presidencën dhe Kushtetutën në funksion të pazareve me Lulzim Bashën, sigurisht për interes të partisë së tij familjare që u asgjësua politikisht për shkak të damkës së korrupsionit, luftës kundër SHBA, reformës në drejtësi dhe largimit nga sofra e pushtetit.

Dy vjet pasi betohej për Kushtetutën dhe justifikonte anulimin e zgjedhjeve lokale në emër të Kushtetutës, pluralizmit, demokracisë, integrimit etj., Ilir Meta pranoi se dekreti i anulimit të zgjedhjeve ishte pjesë e lojës politike me Bashën dhe Berishën, por që Basha e preu në besë, pasi nuk e ndoqi deri në fund skenarin politik që u mbombardua nga Komisioni i Venecias, SHBA dhe BE. 

Shumë njerëz janë përqendruar tek spektakli i akuzave të Metës kundër Bashës me pabesi, lutje, lot etj., kur në fakt dalja e Metës është një konfirmim i degradimit dhe pengmarrjes së Presidencës nga kryetari i LSI-së, i cili ka gjuajtur me dekrete për llogari politike dhe interesa pushteti.

Akuzat e Metës ndaj Bashës konfirmojnë përtej çdo dyshimi se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë arkitektët e djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale, flakadanëve dhe grupeve paramilitare në zgjedhje.

Lulzim Basha vërtetë i humbi zgjedhjet, por po çlirohet nga tutorët Meta-Berisha.

Tani kush është halli i Metës dhe pse iu rikthyen krizat që pas çmendurisë së prillit?

Së pari, Meta nuk ka më garanci nga Basha për votën e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë do vendosë në janar për fatin e Metës. Deri kur Basha e shpalli Metën si pjesë e trekëndëshit të së keqes, vota e Xhaferllarit kontrollohej nga Meta dhe Berisha. Pas këtij momenti, vota e Xhaferllarit kontrollohet nga Basha, pasi Xhaferllari është bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt, i rreshtuar në krah të Bashës. Xhaferllari konsiderohet votë vendimtare për fatin e Metës. Tashmë Meta dhe Berisha kontrollojnë vetëm votën e Vitore Tushës, e cila është nën markimin e Argitës dhe votën e Sonila Bejtes, gruas së Andi Bejtes, analistit në oborrin e familjes Berisha dhe nën patronazhin e Monikës. Por, këto dy vota nuk e shpëtojnë dot Metën nga shkarkimi.

Së dyti, Ilir Meta, me rrezikun e shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese ose të mbarimit të mandatit, dhe në kushtet e shkrirjes së LSI, mbetet pa imunitet dhe mbrojtje politike. Ikja nga Presidenca mbart dy rreziqe: I hap rrugë DASH për publikimin e vendimit të shpalljes non grata si dhe bën Metën subjekt të SPAK. Për t'i paraprirë këtij fati, Ilir Meta po sulmon Bashën, për t'u afruar me Foltoren. Ai kërkon të bashkohet me Berishën, duke synuan krijimin e një partie të përbashkët anti-amerikane, për mbrojtjen vetes, familjeve dhe rrethit të mbështetësve, të cilët kryesisht janë ish ministra dhe drejtorë të korruptuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?