Hallvë me arra nga zonja Albana

14 Nëntor, 11:57| Përditesimi: 14 Nëntor, 12:01

  • Share

Hallvë me arra

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 100 gr gjalpë
  • 50 ml vaj
  • 300 gr sheqer
  • 600 ml ujë të nxehtë
  • Arra ose bajame

Përgatitja:

Në një enë hedhim gjalpë dhe vaj bashkë, presim sa të tretet gjalpi, shtojmë arrat e thyera, i kaurdisim derisa të lëshojnë aromën, shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë me lugë. Kërkon një përzierje të gjatë, derisa mielli të marri ngjyrën e artë. Shtojmë ujin gradualisht dhe në momentin që mielli fillon dhe krijon atë masën e butë, shtojmë sheqer, vazhdimisht e përziejmë, duke shtuar ujin masa masa. Në fund shtojmë edhe pak gjalpë dhe në momentin që masa shkëputet nga tigani, e punojmë edhe 10 minuta. Formën e vendosim në një filxhan, duke e lyer me vaj dhe duke e kthyer në pjatë ose mund t'a shërbejmë lugë -lugë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?