Hallvë me arra
Përbërësit:
- 350 gr miell
- 250 gr sheqer
- 150 gr gjalpë të tretur
- 3-4 fç ujë
- Gozhdë karafili
- Arra të grira
Përgatitja:
Fillimisht lëmë ujin të vlojë me sheqerin dhe karafilin njësoj siç veprojmë me shurupet e ëmbëlsirave. Kaurdisim miellin me gjalpin e tretur derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë, më pas shtojmë gradualisht shërbetin e përgatitur duke e trazuar pa ndërprerje derisa masa të lidhet dhe piqet mirë. Sipas dëshirës arrat mund t'i shtojmë brenda në hallvë ose mund t'i hedhim sipër pasi e kemi servirur në forma.
Komento