Hallvë me miell misri dhe portokall
Përbërësit:
- 400 gr sheqer
- 1300 ml ujë
- 250 ml lëng portokalli të shtrydhur
- 500 gr miell misri i trashë
- 2 bustina vanilje
- Lëkura e një portokalli
- Kanellë pluhur
- Bajame të prera në feta
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim sheqerin, ujin dhe lëngun e portokallit. I vëmë të ziejnë. Pasi të ketë marrë valë shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë vazhdimisht derisa masa të trashet. E heqim nga zjarri dhe e aromatizojmë me vaniljen dhe lëkurën e portokallit. E hedhim përzierjen në një formë keku të lagur më parë me ujë. E mbulojmë me letër kuzhine dhe e lëmë të ftohet. E nxjerrim nga forma, e spërkasim me kanellë dhe e zbukurojmë me bajame të prera në feta.
Komente
