Hallvë me qumësht
Përbërësit:
- 200 ml qumësht
- 300 ml ujë
- 2 gota sheqer
- 2 gota miell
- 120 gr gjalpë / margarinë
- 2-3 lgj vaj
Përgatitja:
Vendosim në një enë qumështin, ujin dhe sheqerin dhe e lëmë sherbetin në zjarr në temperaturë të ulët. Ndërkohë kaurdisim miellin me gjalpë ose margarinë duke e përzierë herë pas here në zjarr mesatar. Sapo mielli të marrë ngjyrë shtojmë sherbetin dhe e lëmë derisa hallva të trashet.
Komento