Hamas anulon lirimin e pengjeve izraelitë i planifikuar të ndodhte në Gaza të shtunën e ardhshme si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.
Krahu i armatosur i Hamasit, Abu Obeida tha në një postim në X se dorëzimi i pengjeve do të shtyhet deri në një njoftim të dytë derisa okupatori të përmbushë dhe të kompensojë të drejtat e javëve të kaluara”. Ai akuzon Izraelin për shkelje të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.
Fundjavën që kaloi Hamas liroi tre pengje në shkëmbimin e katërt të tyre që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 19 janar. Ende ka 79 persona të rrëmbyer më 7 tetor 2023 që ndodhen në Gaza.
Në këmbim, Izraeli liroi 183 të burgosur palestinezë, nga të cilët 18 po vuanin dënime të përjetshme.
Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në Katar muajin e kaluar, negociatat për fillimin e një faze të dytë supozohej të nisnin të hënën.
Komente
