Bota

Armëpushimi/ Hamasi liron 7 pengje, Izraeli në këmbim dorëzon 110 palestinezë

30 Janar, 13:41| Përditesimi: 30 Janar, 16:02

  • Share

Tre pengje izraelite dhe 5 tajlandezë u liruan këtë të enjte nga Hamas në këmbim të 110 të burgosurve palestinezë në vijim të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit që ka filluar në 19 janar.

E lirë është ushtarja izraelite Agam Berger e rrëmbyer në 7 tetor 2023 në bazën ushtarake Nahal Oz. Ajo u dërgua nga një aleat i ngushtë mes rrënojave të ndërtesave në Jabalia në Gazën veriore ku iu dorëzua kryqit të Kuq.

“Vajza jonë është e fortë, besnike dhe e guximshme” thanë prindërit e saj teksa e pëqafuan pas 482 ditës robëri.

Një dorëzim kaotik mes një turme burrash të maskuar me uniformat të zeza e të armatosur u dorëzua 29-vjeçarja Arbel Yehoud përpara shtëpisë së bombarduar të lideritë të vrarë, Sinuar në Khan Younis duke nënshkruar një akt dorëzimi.

Gadi Mozes 80 vjeç një tjetër peng lirohet nga Hamas dhe 5 tajlandezë të rrëmbyer po ashtu në 7 tetor 2023. Ndër 110 palestinezëve që dalin nga burgjet izraelite, 30 janë të mitur.

Tre civilë izraelitë dhe katër ushtarë, të gjithë gra, janë liruar deri më tani në Gaza dhe në këmbim, Izraeli liroi 290 të burgosur dhe të dënuar palestinezë. Izraeli ende liston 89 robër në Gaza, me rreth 30 të deklaruar të vdekur në mungesë.

Rreth 1200 njerëz u vranë dhe mbi 250 pengje u rrëmbyen në sulmin e Hamasit në Izrael, sulmi i vetëm më i përgjakshëm ndaj hebrenjve që nga Holokausti. Përgjigja ushtarake e Izraelit ka vrarë më shumë se 47,000 palestinezë dhe ka shkatërruar një enklavë prej 2.3 milionë njerëzve.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?